Pensionohet ekonomisti ??????? ??????, profesor në shkollën “Dr. Asllan Elezi” në Gjilan

 Pensionohet ekonomisti ??????? ??????, profesor në shkollën “Dr. Asllan Elezi” në Gjilan

Është pensionuar sot ekonomisti, Ramadan Salihu, profesor në SHML “Dr. Asllan Elezi” në Gjilan.

Nëpërmjet faqes zyrtare, menaxhmenti i kësaj shkolle ka uruar Salihun, teksa ka publikuar momente të festimit te pensionimit.

Postimi i plotë i shkollës:

U pensionua ekonomisti, Ramadan Salihu, profesor në SHML “Dr. Asllan Elezi” në Gjilan.

Profesor Ramadani u lind më 06. 01. 1958 në Malishevë, ku edhe përfundoi shkollën fillore dhe pastaj vazhdoi gjimnazin natyror në Gjilan. Studimet i mbaroi në Fakultetin Ekonomik, dega e Kontabilitetit, në Universitetin e Prishtinës. Krahas studimeve, Ramadani mbaroi edhe shkollimin për Komunikacion rrugor, me ç’rast mori edhe titullin “Specialist i komunikacionit rrugor”, punë të cilën e bën ende.

Pas studimeve, filloi punën në TC “Kosova B” në Obiliq, ndërsa më vonë punoi  edhe në KB “Malisheva” si shef dhe drejtor (1992- 1996). Ramadan Salihu ka ndjekur edhe konferenca e trajnime për biznese të vogla, nëpër kohë të ndryshme. Në shkollën e Mjekësisë në Gjilan filloi punën më 01. 09. 2005, si profesor i lëndës ekonomike, ku gjatë kësaj periudhe kohore ka ndjekur seminare të ndryshme nga fusha e arsimit dhe e edukimit. Prej vitit shkollor 2013/14, Ramadani caktohet edhe Koordinator për sigurim të cilësisë, punë kjo të cilën e kreu me shumë sukses përgjatë këtyre viteve.

Profesor Ramadani bëri një punë të përkushtuar, kudo që punoi. Ai u dallua si një punëtor i vyeshëm dhe i zellshëm. Për punën e palodhshme, ai mori lavdata të pakursyera nga nxënësit, prindërit e kolegët. Ai do të mbetet si një udhërrëfyes për shumë mësimdhënës të tjerë dhe do të mbahet mend gjithmonë nga kolegët e nxënësit e tij.

Urojmë që prof. Danin  ta përcjellë shëndeti, harmonia e lumturia me familjarë, miq e kolegë. Respekt për punën që bëri prof. Ramadan Salihu.

Të ngjajshme