Pensionohet edukatorja Kumrie Halimi Vranovci nga Gjilani
Është pensionuar Kumrie Halimi Vranovci, edukatore në shkollën “Abdullah Tahiri” në Malishevë të Gjilanit.
Kumrie Halimi Vranovci la gjurmë në edukimin parafillor në shkollën “Abdullah Tahiri” në Malishevë me mbi 40 vite përvojë pune.
Ky është njoftimi i shkollës “Abdullah Tahiri” në Malishevë të Gjilanit:
Përshëndetja e dhimbshme me edukatorën, Kumrie Vranovci, e cila sot, me datë: 10/01/2024, u pensionua. Edukatorja Kumrie, ka lënë gjurmë të mëdha në edukimin parafillor të fëmijëve tanë me mbi 40 vite përvojë pune. Përveç, që ishte një edukatore shumë e përgatitur dhe e aftë, ishte një grua shumë e suksesshme, e cila asnjëherë nuk u ndal mekërkesat e saj të vazhdueshme në rritjen e kushteve sa më të favorshme për mësimnxënie e mësimdhënie.
Ne, si kolegë/e të saj, e falënderojmë jashtëzakonisht shumë për kontributin e saj mbi 4 dekadëshe dhe i urojmë shëndet të plotë, e pensionim të mbarë! Edukatorja Kumrie, do të jetë përgjithmonë në mbamendjen tonë, të nxënësve dhe të prindërve, për intelektin e saj të veçantë, për fjalët e ëmbla që edukatorja i ka dhënë, dhe, për profesionin e saj të shtrenjtë të ushtruar në mënyrë të shkëlqyeshme dhe pa asnjë vërejtje!
Edukatorja, Kumrie, do të jemi përherë e kurdoherë mirënjohës për angazhimin e paepur në edukimin e gjeneratave të arta. Vendi juaj, do të lë një hapësirë të pazëvendësueshme. Të paçim me ymër të gjatë, e u pafshim në ditë të mira!
Shumë urime ditëlindja. Përplot njëqind vite! 🎂 🎉