Pensionohet arsimtari Selami Ömeri
Sot, më 1 Mars 2024 në shkollën tonë festuam ditëlindjen e 65-të, përkatësisht daljen në pension, pas një pune gati 25 vjeçare të arsimtarit Selami Ömeri, i cili ka punuar në shkollën tonë që nga viti 1999 dhe ka dhënë një kontribut shembullor në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave të nxënësve në paralelet turke.
Kolektivi i shkollës organizuan një koktej rasti për nder të arsimtarit Selami, ndërsa drejtori i shkollës, z. Fadil Shabani i ndau mirënjohje për kontributin dhe punën e tij 25 vjeçare. Përveç mirënjohjes, kolektivi i shkollës i ndau edhe dy dhurata modeste në shenjë respekti dhe mirënjohje arsimtarit Selami.
Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe zyrtari për komunitetin turk nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan, z. Berat Dindari, i cili përveç dhuratës për kolegun tonë, lavdëroi punën shembullore të arsimtarit Selami Ömeri.
Në emër të menaxhmentit të shkollës, mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve, e falenderojmë arsimtarin Selami Ömeri për punën dhe kontributin e tij në shkollën tonë, duke i uruar pensionimin, njëherit i urojmë shëndet dhe jetë të gjatë pran familjes së tij!
Dobërçan, 1 Mars 2024