Pensionohet arsimtari i teknologjisë informative, Hajriz Halimi
Është pensionuar dje arsimtari i teknologjisë informative, Hajriz Deti.
Mësuesi Hajriz karrierën e ka nisur në vitin 1978 dhe për 44 vjet edukoi shumë breza, duke qenë shembulli më i mirë i një intelektuali e veprimtari.
Ja shkrimi i tij në ditën e pensionimit:
Një kronologji e imja deri sot, në ditën e pensionimit
I lindur më 26.05.1957 në fshatin Uglar, qysh nga mosha 3-vjeçare jemi shpërngul në Gjilan, fill pas një viti prindërit u detyran të shpërngulen përkohësisht ne Serbi për punë në një minierë në Zajçar, ku punuan për dy vite, për tú kthyer në Kosovë.
Në moshën 6-vjeçare prindi më regjistron në klasën e parë ne Shkollën “Thimi Mitko” në Gjilan.
Gjatë shkollimit, në klasën e katërt, nga atllasi që përdorej në atë kohë, si fëmijë e pashë një padrejtësi lidhur SFRJ, të cilën e shpreha me disa plotësime. Pashë se sistemi i atëhershëm kishte ndarë në 6 Republika dhe 2 Krahina, e këto krahinat e kohës në atllas i përmisova me laps kimik duke i bërë barabart në 8 Republika, gjë të cilin në logjikën e një fëmiu 12-vjeçar më tangoi si e pa drejta.
Nejse. Më pas regjistrova shkollën e mesme dhe të njektën e mbarova por që na përcjllte një kohë e tensionuar pasi kishte demostrata për statusin e Kosovës.
Pas mbarimit të shkollës së mesme e regjistrova Shkollën e Lartë në Prishtinë grupi i BAT-it, ku pas mbarimit vazhdova të punojë në Shkollën Fillore “Asderni”, në Labjan (1978), atëherë komuna e Prishtinës.
Ndërkojë, pa shkëputje nga puna vazhdova në Unverzitetin e Rijekës drejtimi i Bazave të teknikës dhe prodhimit (BTP).
Ndërësa në vitin 1982 fillova të punojë si profesor, po të njëjtën lëndë për 16 vite.
Gjatë kohës sa punova në shkollën e mesme, përjetuam shumë katrahura nga regjimi i Serbisë si helmimet, diferncimi ideo-politikë e lloj-lloj torturash.
Helmimet e nxënsëve kurrë nuk mund ti largojë nga mendja, por kjo njëkohsisht rezistonim edhe më fort, duke qenë i angazhuar angazhim në subjektin e parë politik të sistemit shumë-partik, ku u angazhova në në një mori aktivetesh si ato humanitare për ndihma të familjve me nevojë si dhe organizimi institucional paralel i arsimit. Ishte shumë vështirë të përballemi me gjendjen e rëndë ekonomike, por nuk u dorëzuam deri në arritjen e Lirisë dhe Pavarësisë, pasi isha shumë optimist se do të arrijmë këtë qëllim fal organizimeve tona politke dhe ushtarake, si dhe duke e ju falënderuar SHBA-ve dhe NATO-s!
Tani kam një kërkesë që amanetin e të gjithë atyre që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës ta ojmë në vend duke punuar secili në sferën e vet, për forcimin e shtetit.
Një porosi për të rinnjtë: tani fitorja është në duart tona e kjo do të mbahet me punë dhe angazhim të secilit nga ne, për një Shtet demokrtik e funkcional!