Pensionohen dy ikonat e arsimit, Sheribanja e Fatmiri
Dy mësues, ikona të arsimit kosovar, e kanë përmbyllur karierën e punës dhe u janë kthyer familjeve, për t’i kaluar pranë tyre vitet e pensionimit, shkruan Mediafokus.info
Shkolla ‘Elena Gjika’ ku punuan mësuesit Sheribane Berisha e Fatmir Krasniqi i ka përcjellë ata në mënyrë dinjitoze.
Drejtori i shkollës Betim Sylejmani ndau mirënjohe për arsimtarët Sheribane Berisha dhe Fatmir Krasniqi duke iu uruar pensionim të shëndetshëm.
Dedikim për mësuesen Sheribane ka bërë një koleg i saj i ri nga Gjilani, Betim Sherifi.
Sot në moshën 65 vjeçare u pensionua arsimtarja Sheribane Berisha e cila për mua do të jetë frymëzim në ushtrimin e profesionit të mësimdhënies.
Arsimtarja Sheribane ishte prej atyre personave e cila nuk i kufizonte sfidat por i sfidonte kufijtë.
Arsimtare e cila nuk flet dhe ankohet për nxënësit, nuk flet dhe ankohet për të metat e kurrikulës, nuk flet dhe ankohet për politikat e Ministrisë së Arsimit, nuk flet dhe ankohet për drejtorinë e arsimit, nuk flet dhe ankohet për tekstet, nuk flet për sindikatën dhe në fund, ndoshta më e rëndësishmja, arsimtare që nuk flet për kolegen/kolegun e punës.
Në moshë të shtyer, por zgjidhjet i bënte vet për zotërimin e TIK-ut, zotërimin e platformave të ndryshme si programit të e-shkollorit, zotërimin e zoom-it, email zyrtar etj.
Arsimtaren Sheribane e veçonte përpikmëria në punë dhe detyrat e saja.
Korrekte në komunikim me nxënësit, me prindërit dhe kolegët.
Për tri vite rresht nga viti 2019-2022 nuk mbaj mend për ndonjë mungesë në punë ose orë mësimore qoftë fizike apo online.
Prandaj të jeni patritot i kohës së sotit është të jeni sikur arsimtarja Sheribane Berisha.
Të jeni njeri i mirë është të jeni sikur arsimtarja Sheribane Berisha. Urime pensionimin arsimtare, shëndeti të mirat të përcjellshin në vitet në vazhdim. / Mediafokus.info