Pejgamberi alejhi selam përdorte tri lloje barnash për të kuruar sëmundjet

 Pejgamberi alejhi selam përdorte tri lloje barnash për të kuruar sëmundjet

Pejgamberi alejhi selam përdorte tri lloje barnash për të kuruar sëmundje të ndryshme: natyrore, hyjnore dhe përzierje të këtyre të dyjave.

Ne do të flasim për të tria llojet, sipas udhëzimit dhe traditës së tij alejhi selam. Fillimisht do të tregojmë ilaçet natyrore, të cilat i ka përshkruar dhe përdorur ai, pastaj do të flasim për ilaçet hyjnore, dhe në fund do të përshkruajmë ilaçet e përziera. Ne thjesht do të përcjellim disa copëza nga ai udhëzim gjithëpërfshirës dhe i plotë që solli Pejgamberi alejhi selam në këto aspekte.

Ai paqa dhe meshira e Zotit qofte mbi te u dërgua si udhëzues në rrugën e drejtë, ftues i njerëzimit në rrugën e Allahut dhe në Xhenetin e Tij, përcjellës i diturisë rreth Allahut të Lartësuar, qartësues i rrugëve me të cilat arrihet kënaqësia e Allahut dhe urdhërues për to, sqarues i çdo gjëje që zemëron Allahun dhe ndalues i saj. Ai i përcolli njerëzimit fakte të sigurta rreth historisë së profetëve dhe të dërguarve të Zotit, rreth marrëdhënieve të tyre me popujt në të cilët u dërguan. Ai solli të vërtetat e krijimit të botës: si filloi ajo dhe si do të jetë përfundimi i saj, ku do të jetë fundi i të mirëve dhe ku fundi i të këqijve. Ai erdhi si udhëzues për të arritur lumturinë e kësaj jete dhe atë të amshuar dhe për të shpëtuar nga trishtimi i kësaj jete dhe ai i përjetësisë. Ai i sqaroi plotësisht rrugët e arritjes së lumturisë dhe të shpëtimit nga hidhërimi.

Për sa i përket mjekësisë së trupit, ajo është pjesë plotësuese e Sheriatit të Profetit alejhi selam, pa të cilën ai do të ishte i mangët. Ilaçet e trupit duhen përdorur atëherë kur është e nevojshme. Ndërsa për të kuruar sëmundjet e zemrës dhe të shpirtit, më e mira është që t’i kushtosh kohë e energji ruajtjes dhe mbrojtjes së tyre nga ndonjë e keqe që mund t’i prekë ato. Ky është qëllimi final që synon të arrijë misioni i Profetit paqa dhe meshira e Zotit qofte mbi te. Tashmë është fakt që, të kurosh sëmundjet e trupit pa kuruar njëherë zemrën, nuk ia vlen, pasi nuk ka rezultat. Nga ana tjetër, kurimi i zemrës teksa trupi është sëmurë nuk sjell ndonjë dëmtim, madje kur ndodh kështu, dhimbja e sëmundjes largohet dhe do të zëvendësohet me të mirën e pashtershme.

Në fund, suksesi vjen vetëm nga Allahu!

Ibn Kajim El xheuzije Zead el Mead

Të ngjajshme