PDK-ja lavdërohet për punën në 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸ë𝗾𝗲𝘃𝗲𝗿𝗶𝘀𝗷𝗲𝗻 e saj me LVV në Gjilan
Drejtori i Financave në komunën e Gjilanit, Riad Rashiti i PDK-së, parti kjo që është në bashkëqeverisje me LVV, ka bërë një përmbledhje të punës së tyre në 12 muajtë, si pjesë e qeverisë komunale.
“Në 12 muaj të bashkëqeverisjes komunale, PDK në Gjilan ishte plotësisht e përkushtuar në udhëheqjen e institucioneve që i takojnë, me punë të ndershme, profesionale dhe me shërbime efikase për qytetarët e Gjilanit’, ka shkruar Rashiti të enjten.
“Janë të dukshme të arriturat dhe rezultatet e punës së institucioneve komunale, në sektorët të cilat i udhëheqë PDK”
“Sot në Gjilan kemi buxhet të mirë menaxhuar dhe shpenzim të
kontrolluar të parasë publike. E kemi stabilizuar gjendjen financiare në komunë dhe kemi vendos rend e disiplinë buxhetore, nuk ka krijim të borxheve të reja dhe nuk ka krijim të obligimeve të pakontrolluara. Ka vetëm planifikim të mirëfilltë dhe realizim të objektivave dhe prioriteteve”.“Në bazë të përgjegjësive, PDK do të vazhdojë me qeverisje të ndershme, transparente, profesionale dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe bizneseve të Gjilanit”, tha ai mes tjerash./PlusTV/