Pas më shumë se 45 vjet punë, sot është pensionuar infermierja gjilanase Zoja Salihu
Infermierja gjilanase Zoja Salihu i ka dhënë fund punës së saj pasi ajo tashmë ka arritur moshën e pensionit, shkruan portali Zerogjasht.
Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në shërbim të komunitetit, ajo ka dhënë një kontribut të vyer në fushën e shëndetësisë.
Ky është postimi në faqen QKMF-së:
Pas më se 45 vitesh në shërbim dhe përkujdesje ndaj pacientëve, është pensionuar infermierja gjilanase Zoja Salihu.
Në vitin 1979 inf. Zoja filloi për herë të parë punën si infermiere në shërbimin e ish- Shtëpisë së Shëndetit në Gjilan (tani QKMF),dhe kohët e fundit ka punuar infermiere e vizitave shtëpiake kryesisht me pacientëtme sëmundje kronike.
Inf. Zoja shquhet për natyrën e saj të qetë dhe shumë humane, duke patur një rol të jashtëzakonshëm për vite me radhë në ruajtjen dhe përparimin e shëndetit.
Ajo u pensionua më datë 25 Qershor 2024, pranë QKMF-së ”Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, me një ceremoni të përgatitur nga familjarët dhe kolegët e saj, të cilët e uruan dhe e falënderuan për kontributin e saj ndër vite.
Në emër të menaxhmentit të QKMF-së shprehim mirënjohjen e përhershme për kontributin shumëvjeçar në shëndetësi inf. Zojës, duke i dëshiruar shëndet të plotë në vazhdim të jetës. /Zerogjasht