Pas 4 dekadave punë edukativo-arsimore pensionohet prof. Refik Agaj (Biolog i shquar)

 Pas 4 dekadave punë edukativo-arsimore pensionohet prof. Refik Agaj (Biolog i shquar)

Profesor Refik Agaj lindi më 25.07.1958 në fshatin Hogosht të Komunës së Kamenicës, shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në gjimnazin “9 Maji” në fshatin Hogosht, në vitin 1977 regjistrohet në fakultetin e shkencave matematiko-natyrore dega Biologji në Prishtinë të cilin e përfundon në afat rekord, dhe me sukses të lartë, ashtu siç tregonin edhe shokët e tij Refiku ishte student i dalluar, ku ende pa diplomuar në vitin 1981 e thërrasin të punoj mësimdhënës i lëndës së biologjisë në shkollën Skënderbeu në Hogosht, ndërsa nga shtatori kaloi ne gjimnazin “9 Maji” në Kamenicë në paralelet e ndara në Hogosht dhe Rogaçicë, ku u detyrua në të njëjtën kohë edhe të punoj, por edhe të studioj.

Refik Agaj dha kontribut të jashtëzakonshëm në të gjitha nivelet në edukimin e shumë brezave në periudha të ndryshme dhe të vështira për fatet e vendit tonë, si dhe për mbijetesën e shkollës shqipe, ku tregoi rezultate dhe suksese të larta shumë vjeçare, ndonëse të rrallë janë ata, ku me punën dhe angazhimin e pa kursyer dha maksimumin nga vetja e tij duke edukuar breza të tërë në dhënien e dijes.

Refiku ishte profesor i rregullt dhe anëtar i këshillit të pleqësisë së shkollës, në gjimnazin “Ismail Qemali” në Kamenicë, si dhe në shumë detyra tjera shkollore.

Ai gjatë karrierës së tij ishte shumë modest, i urtë dhe bashkëpunues, por edhe principiel gjatë orëve mësimore, ndonëse nga dukja e tij fizike dallohej edhe me disiplinën që kishte gjatë procesit mësimor, prandaj jo edhe rastësisht nxënësit e quanin Biologi.

Prof. Refiku nga shtatori i vitit 2003-2009 kaloi drejtor shkolle në shkollën fillore “Skënderbeu” në Hogosht, pas këtij mandati vazhdoi mësimdhënës dhe përgjegjës në paralelen e gjimnazit “Ismail Qemali” në Hogosht.

Nga viti 2013-2017 përsëri u zgjodh drejtor në shkollën fillore në Hogosht, ku gjatë këtij mandati si drejtor shkolla mori pjesë në shumë gara të ndryshme të diturisë ku edhe nxënësit arrinin suksese të larta duke zënë vendet e para qoftë në nivelin komunal si dhe atë republikan.

Kontributi i tij u vlerësua lartë jo vetëm si mësimdhënës por edhe si një intelektual dhe udhëheqës me tipare shumë të larta, ku me dhjetëra herë është shpërblyer me mirënjohje.

Puna e tij aç e madhe do mbetet model për të gjithë brezat e rinj.

Faleminderit Profesor,

Shëndet e gëzime!

Shkrimin e ka realizu Nazim Agaj

Të ngjajshme