Parandalohet kontrabanda me cigare të prodhuara në Serbi me vlerë të tregut rreth 60 mijë euro

 Parandalohet kontrabanda me cigare të prodhuara në Serbi me vlerë të tregut rreth 60 mijë euro

Njësitet e Task-Forcës të Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, më 24.02.2024, në fshatin Smirë të Vitisë, ka identifikuar dhe më pas ndaluar automjetin pa targa.

Gjatë kontrollit të automjetit, i cili drejtohej nga i dyshuari A. S. (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar), është vërejtur se kishte të ngarkuar cigare pa banderolla të Kosovës.

“Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka hasur të ngarkuar cigare të llojit ‘Monus Slims‘ 58 paketime të mëdha me gjithsej 29 000 pako cigare. Malli dyshohet të jetë i prodhuar në Serbi dhe vlera e tregut është rreth 60.000 euro”, ka thënë PK-ja në një njoftim dërguar mediave.

I dyshuari, sipas PK-së, së bashku me automjetin dhe mallin e kontrabanduar është dërguar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Zhegër për procedim të mëtutjeshëm të rastit.

Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent i dyshuari ndalohet për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor te Dheu i Bardhë. /Klankosova.tv

Të ngjajshme