Onkologu i njohur Dr. Arben Bislimi: Sëmundjet e kancerit, tumoret dhe trendi i tyre në Kosovë
Doktor Arben Bislimi, onkolog në Klinikën e Onkologjisë, në një intervistë për portalin Zerogjasht ka folur për sëmundjen e kancerit, tumoret dhe trendi i tyre në Kosovë.
Dr.Arben Bislimi është specialist i Onkologjisë, gjithashtu kryetar i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës dhe i takon gjeneratës që i funksionalizuan shërbimet në Klinikën e Onkologjisë. Po ashtu për shumë vite ka qenë drejtor i Klinikës së Onkologjisë.
Gjilanasi Doktor Arben Bislimi është profesionist dhe humanist i shquar, si dhe person me virtyte të larta etike dhe njerëzore.
Zerogjasht: Çfarë është kanceri dhe cilat janë llojet e tij?
Onkologu Dr. Arben Bislimi: Kancerogjeneza është procesi gjatë tëcilit ndodhë transformiimi i një qelize normale në qelizë neoplazike si rezultat i ndryshimeve gjenetike permanente (mutacioneve).
Termi karcinogjeneze përdoret për të treguar zhvilimin e tumorëve malinje-kancereve.Klasifikimi biologjik i tumorëve është në beninjë dhe malinjë.
Tumoret beninjë karakterizohen me : Rritje të ngadaltë, janë joinvazive dhe mbeten të lokalizuar.
Tumorët malinjë janë invazive, përhapen në distancë dhe rriten relativisht shpejtë.
Zerogjasht: Cilat janë simptomat dhe shenjat e para që tregojnë për përkeqësimin e gjendjes?
Onkologu Dr. Arben Bislimi: E veqantë e sëmundjeve malinjë është se vështirë diagnostikohen në stadin e hershëm sepse në këtë fazë janë kryesisht asimptomartik. Atëherë kur shfaqen simptomat sëmundja mund të jetë në stad të avancuar.
Simptomat mund të janë p.sh sekrecion nga gjiri, gjakderdhje të çrregullta menstruale dhe jashtë tyre, jashtëqitje me gjak, urinim me gjak apo pshtyme me shenja gjaku etj.
Zerogjasht: Si ndikon gjenetika në zhvillimin e tumoreve?
Onkologu Dr. Arben Bislimi: 10% e të gjithë llojeve të kancerit janë të trashëgueshme. Kjo do të thotë që mutacionet (ndryshimet) në gjenet e caktuara të cilët janë specifike për atë organ shkojnë nga një brez në tjetrin. Nëse një person mbart një nga gjenet anormale, ata do të kenë më shumë mundësi të zhvillojnë kancer në ndonjë fazë të jetës së tyre sesa njerëzit normal, dhe mund të kalojnë të njëjtin rrezik për fëmijët e tyre.
Kanceri i gjirit, kanceri i zorrëve, kanceri i vezores, kanceri i prostatës, melanoma dhe kanceret endokrine janë lloje të kancerit ku historia familjare luan rol të rëndesishëm.
Zerogjasht: Cilat mosha i prek më së shumti dhe cili është trendi viteve të fundit në Kosovë?
Onkologu Dr. Arben Bislimi: Te sëmundjet malinje në përgjithësi, incidenca e shfaqjes rritet me moshën. Dmth mosha sa më e madhe rritë rriskun për zhvilimin e një tumori dikund.
Psh kanceri gjirit mesataren e shfaqjes e ka rreth moshës 47-55 vjeqare, kanceri prostates mbi 60 vjeq etj.
Në Kosovë nga viti në vit është vërejtur një tendencë e rritjes se rasteve me kancer me një mesatare mbi 10% nga vitet paraprake.
Zerogjasht: A ka shërim apo vetëm trajtim të kësaj sëmundje?
Onkologu Dr. Arben Bislimi: Përgjigjen në mes të shërimit të plotë dhe mjekimit të sëmundjes e gjejmë në stadin që e detektojmë, lloji i kancerit, vendi gjegjësisht organi ku zhvillohet dhe gjendja e përgjithshme e organizmit.
Sëmundjet në stadet fillestare prognozen e shërimit e kanë gati se maksimale për dallim kur kemi sëmundje metastatike të avancuar prognoza varfërohet dukshëm.
Zerogjasht: Si të mbrohemi dhe si të jetojmë shëndetshëm larg kancerëve?
Onkologu Dr. Arben Bislimi: Mënyra më përshtatshme e mbrojtjes evenfuale nga zhvillimi i një kanceri është zbulimi i hershëm me programe të screeningut si dhe shmangija dhe evitimi i faktorëve të rriskut.
Një numer i madh i tyre mund edhe të parandalohen me këto masa të kujdesit p.sh aktiviteti fizik, obeziteti, konsumimi i duhanit, alkoholit, ekspozimi në rrezet UV të diellit, ushqimi jo adekuat, stresi dhe faktorët e tjerë.
Zerogjasht: Cila është prognoza e trajtimit/shërimit të kancereve në 10 vjeçarin e ardhshëm?
Onkologu Dr. Arben Bislimi: Menaxhimi i sëmundjeve malinje dmth trajtimi i tyre në dekadën e fundit ka përparuar shumë përmes trajtimit imunologjik, me target terapi dhe ato biologjike me qëllim të rritjes së mbijetesës së përgjithshme dhe kualitetit të jetës si kritere bazë në prognozen e sëmundjeve malinje.
Intervistoi: Artan R. Dërmaku