Nxënës e këshilltarë komunalë në Gjilan diskutuan për eskursionin

 Nxënës e këshilltarë komunalë në Gjilan diskutuan për eskursionin

DUHET ORGANIZIM, JO ANULIM!

Me këtë moto maturantët e Gjilanit i filluan fjalimet e tyre në Kuvendin e Komunës së Gjilanit gjatë mbledhjes me anëtarët e Komitetit për Kulturë, Rini dhe Sport.

Kjo gjeneratë nuk e kanë mbajtur as semi-maturën për shkak të masave kundër virusit Covid!

Me iniciativë të KNGJ-së (Këshillit të Nxënësve të Gjilanit) për të paraqitur kërkesat e tyre në Kuvendin e Komunës, kemi mbajtur mbledhje në Komitetin për Kulturë, Rini dhe Sport.

Kryetari i KNGJ-së Art Shkodra në emër të nxënësve të klasëve të XII-ta shprehu kundërshtimin për vendimin e paligjshëm të kryetarit të komunës Alban Hyseni për anulimin e organizimit të ekskurzionit!

Disa nga faktet e paraqitura në mbledhje;

1. Vendimi për anulimin e ekskurzionit është në kundërshtim me udhëzimin administrativ 2/2016.

2. Për këtë vendim nuk janë konsultuar fare prindërit që kanë fëmijët e tyre maturantë.

3. Për këtë vendim nuk janë konsultuar fare nxënësit dhe përfaqësuesit e tyre në KNGJ.

4. Për këtë vendim nuk ka pasur asnjë diskutim përmbajtësor dhe profesional nga institucionet në nivelin lokal.

Duke pasur parasyshë rrethanat, ne anëtarët e komitetit për KRS;

Gentrit Murseli, Gresa Avdiu dhe Shkodran Shkodra kërkojmë që në seancën e rregullt të kuvendit të komunës së Gjilanit të diskutohet lidhur me vendimin për anulimin e ekskurzioneve jashtë vendit.

Gjithashtu kërkojmë që anëtarët e kuvendit t’i paraqesin rekomandim kryetarit të komunës që ;

1. Të formohet një Komision për mbikqyrjen e organizimit të ekskurzionit për maturantët.

2. Të anulohet vendimi për ndalimin e organizimit të ekskurzioneve jashtë shtetit.

Të ngjajshme