Nuhiu: Drejtoria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë angazhohen për përmirësimin e shëndetit të nxënësve

 Nuhiu: Drejtoria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë angazhohen për përmirësimin e shëndetit të nxënësve

Këtë fundjavë, në mjediset e QKMF-së në Gjilan, u prezantuan rezultatet e kontrolleve mjekësore sistematike për secilën shkollë dhe paralele, ku ishin të pranishëm edhe drejtorët e shkollave dhe kryetari i Këshillit të Prindërve të Komunës.

“U pajtuam që këto statistika të vlefshme të shfrytëzohen dhe konsultohen në të ardhmen për të kontribuar në përmirësimin gradual të shëndetit të nxënësve”, tha Shpend Nuhiu, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Gjilan.

Ai një falënderim i veçantë pati dha për ekipën mjekësore për, siç ka thënë, punën e shkëlqyer që kanë kryer.

Të ngjajshme