Njihuni me psikologen Eltira Sadiku nga Gjilani
Eltira Sadiku, psikologe e diplomuar, ka përfunduar studimet në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Maqedonia e Veriut, Fakulteti Filozofik, dega e Psikologjisë. Gjatë studimeve ka ndjekur praktikën klinike në spitalin psikiatrik të Tetovës, dhe njëkohësisht ka qenë anëtare e këshillit në “Shoqatën e Psikologëve Shqiptarë të Maqedonisë” (Vis MENTIS).
Gjithashtu ka ndjekur trajnime të ndryshme në Shoqatën e Psikoterapeutëve të Kosovës si ato nga qasja e Psikoterapisë Trupore, Psikoterapisë Pozitive, nga Psikodrama dhe Art terapia, ku dhe ka arritur të marr titullin “Basic Consultant of Positive Psychotherapy” dhe është në proces të edukimit dhe akreditimit për në Psikoterapi Trupore dhe Psikoterapi Pozitivedhe Transkulturore.
Eltira në punën dhe edukimin e saj si terapiste për fëmijë ka vazhduar edhe me CPD, ku dhe është trajnuar nga “Academy for Integrative and Humanistic Psychology and Psychotherapy” në Antwerp të Belgjikës, për Çrregullimet e Spektrit të Autizmit. Një kohë të gjatë Eltira, punoi në Ordinancën Rehabilituese të Defektologjisë “SINDROMA”, institucion privat shëndetësorë, në ndihmen e zhvillimit dhe rahabilitimit të personave me nevoja të vecanta, të cilët hasin në vështirësi të funksionimin në nivel të: shqisave, trupit-lëvizjeve, komunikimit, ngecje në zhvillimin mendor-kognitiv dhe emocional si dhe këshillimin e prindërve dhe institucioneve për përkrahje profesionale me qëllim të lehtësimit të integrimit të tyre në mjediset dhe institucionet shoqërore. Aktualisht, Eltira punon si terapiste për fëmijë në ordinancën Psikodiagnostika, në Shoqaten e Psikoterapeutëve të Kosovës dhe RADIX center.