Një tjetër i arrestuar për vetaksidentin në Gjilan, kërkohet ashpërsim i ligjit

 Një tjetër i arrestuar për vetaksidentin në Gjilan, kërkohet ashpërsim i ligjit

U raportua si “vetaksident” por gjatë ditëve në vijim, doli se shoferi nuk qe i vetmi në vendin ku ndodhi përplasja me shkëmbinjt.

Për mosdhënie të ndihmës ndaj të ndjerit, policia ka vënë nën pranga edhe personin e katërt.

“Gjatë punëve operative, njësite policore më datën 28 rreth orës 12:05 kanë arritur të ndalin edhe të dyshuarin e katërt, vit i lindjes 1999. Me urdhër të prokurorit të shtetit, ai është ndalur për 48 orë ndërsa vepra që rëndon mbi të është “rrezikimi i trafikut publik me mjete të rrezikshme”, “mosdhënie e ndihmës të personit të lënduar në trafik”, tha Ismet Hashani, Policia e Kosovës- Gjilan.

Dukagjini ka pyetur Prokurorinë Themelore të Gjilanit për masat e ndërmarrura ndaj të dyshuarit të katërt, por nuk ka kthyer përgjigje.

E këta katër persona që janë arrestuar dyshohen që nuk i kishin ofruar ndihmë 28 vjecarit nga Gjilani.

Në rastet ku nuk ofrohet ndihma personit që gjendet në rrezik për jetë dhe më pas i njëjti vdes, Kodi Penal i Kosovës, parasheh dënim me burgim nga një deri në 8 vjet.

Të ngjajshme