Një grua në Gjilan po akuzohet se ua preu topin fëmijëve të lagjes

 Një grua në Gjilan po akuzohet se ua preu topin fëmijëve të lagjes

Një grua në Gjilan po akuzohet se ua preu topin fëmijëve të lagjes, me çka u ka shkaktuar atyre gjendje ankthi, frike dhe vuajtje mendore. 

Kallxo.com raporton se e akuzuara për ngacmim, T.M, ka dalur sot para gjykatësit në Gjilan për t`u përballur me akuzën e Prokurorisë.

Pas leximit të aktakuzës, ajo tha se nuk e pranon fajësinë pasi nuk e ndien veten fare fajtore.

“Kjo që e lexoi prokurorja është shpifje nga këta prind të cilët gjinden këtu. Nuk e pranoj fajësinë në asnjë mënyrë”, tha e akuzuara.

Sipas aktakuzës, T.M se më 12 qershor 2021, në Gjilan me qëllim të frikësimit të të dëmtuarve, fëmijëve A. H., i cili i ka 10 vjet, A. H., 6 vjet dhe F. S., 9 vjet, ajo është sjellur ndaj të dëmtuarve të cilët luanin me top para ndërtesës, dhe ua ka marrë topin.

Sipas Prokurorisë, e akuzuara pastaj ka hyrë në një kafiteri, nga pronari ka kërkuar një thikë, e pastaj ka hyrë në tualetin e kafiterisë, e ka prerë topin, dhe ka dalë nga kafiteria dhe ua ka gjuajtur topin e prerë fëmijëve.

Kështu sipas Prokurorisë ajo solli fëmijët – të dëmtuarit në gjendje ankthi, frike dhe vuajtje mendore.

Të ngjajshme