Një 22-vjeçare e sulmon zyrtarin policor në Prishtinë që po patrullonte, s’e zbatoi as urdhrin zyrtar
Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, ku një polic është sulmuar nga një 22-vjeçare.
Sinjali mëson se derisa Policia po patrullonte, ka ndalur një veturë për kontroll, por është përballur me të dyshuarën, e cila nuk zbatoi urdhrat zyrtarë.
Situata aty ka eskaluar dhe e njëjta e ka goditur një zyrtar policor dhepër pasojë u arrestua dhe u shoqërua në stacion.
Ndaj saj, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Djali i Fadil Vokrrit publikon fotografi emocionuese së bashku me babain
Sot bëhen gjashtë vjet nga vdekja e legjendës së futbollit dhe ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit. Fadil Vokrri ndërroi jetë në mënyrë tragjike më 9 qershor të vitit 2018, pas një sulmi në
𝗟𝘂𝗺 𝗝𝗲𝗿𝗹𝗶𝘂 𝗽𝗿𝗲𝘁 𝘀𝘂𝗸𝘀𝗲𝘀𝗲 𝗻ë 𝗴𝗮𝗿𝗮𝘁 𝗲 𝗺𝗮𝘁𝗲𝗺𝗮𝘁𝗶𝗸ë𝘀 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗻ë 𝗝𝗮𝗽𝗼𝗻𝗶
Lum Jerliu, nxënës i klasës së dymbëdhjetë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan do të jetë njëri nga nxënësit kosovarë që do të përfaqësojë Kosovën në IMO, gara botërore të matematikës që do të mbahen në
Mungon gjykatësja, shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit
Për shkak të mungesës së gjykatëses Shadije Gërguri, është shtyrë seanca e paraparë të mbahej të hënën, në rastin ku Labinot Gruda dhe Kadri Shala akuzohen për vjedhjen e 2 milionë e 77 mijë e 995 eurove nga Thesari i Shtetit.
Suspendimi i policit, Fitim Salihu: Çka është kjo tendencë me ua mbyll njerëzve gojën?
Analisti politik, Fitim Salihu, ka reaguar pas suspendimit të policit i cili kritikoi deputetët të përfshirë në skandalin e derivateve. Salihu ka thënë se polici ka të drejtë të indinjohen meqë ata punojnë në kushte të rënda.
Në Gjilan 70 të rinj kanë përfunduar praktikën në institucionet lokale
Për tre muaj 70 të rinj ishin në punë praktike me pagesë në institucionet lokale në Gjilan. Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se 70 të rinj kanë përfunduar tashmë praktikën në institucionet lokale, në kuadër të projektit
Endrit Jerliu e ardhmja e boksit kosovar
Endrit Jerliu nga Gjilani, një emër tashmë i shquar në boksin Kosovar, filloi karrierën e tij qysh në moshë të hershme, por pasioni i tij ishte i pamasë për të vazhduar tutje dhe për të gëzuar një sukses kulminant. Ai filloi
Kryetari Hyseni, premton mbështetje për avancimin e të drejtave të njeriut
Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me udhëheqësin e sektorit për të drejtat e njeriut Ardian Foniqin, pritën në takim kryesinë e Asamblesë Komunale të
ASK: Mbi 30 mijë persona Kosovë s’nuk dinë shkrim e lexim
Analfabetizmi në Kosovë sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës është në rënie, mirëpo, kjo shifër prej mbi 30 mijë njerëzish konsiderohet shqetësuese. Njohës të fushës vlerësojnë se kjo rënie mund të jetë
Shqiptarja që u vrα me dy fëmijët nga burri i saj amerikan në New York ishte nga Korça
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një punonjës policie ka vrarë gruan e tij shqiptare dhe 2 djemtë e tyre. Ngjarja ka ndodhur më 31 Dhjetor 2023 në banesën e çiftit. “The
Interpretimi i ngjarjeve dhe deklaratave po dekurajon qytetarët që të kenë mendime pozitive për vendin
Shkruan: Skender Berisha Ne Kosovë, rajon dhe më gjerë në vendet ballkanike interpretimi i një procesi apo deklarate që rrjedh nga ndonjë ngjarje politike, sociale, sa do e vogël të jetë, vërehet qartë se komentohet që nga familja e