Nesër do të diskutohet për Ligjin e Pagën Minimale

 Nesër do të diskutohet për Ligjin e Pagën Minimale

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka vendosur që nesër të mbahet një seancë me pikat e mbetura të rendit të ditës nga seanca e kaluar, e një ndër to është edhe Ligji për Pagën Minimale.

Të hënën e kaluar veteranët protestuan para Kuvendit të Kosovës, si shenjë revolte për mospërfshirjen e tyre në Ligjin për Pagën Minimale.

E një proteste e tillë pritet të mbahet edhe nesër, pasi që në Kuvend do të diskutohet për Ligjin për Pagën Minimale, raporton Demokracia.com.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, u ka bërë thirrje të gjithë veteranëve që nesër të protestojnë para Kuvendit të Kosovës, si shenjë pakënaqësie.

Postimi i plotë i Klinakut, pa ndërhyrje:

Të nderuar veteranë, invalidë dhe familje të dëshmorëve!

Nesër do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe si pikë është përsëri miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit ky pushtet po do që t’i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale.

Që të organizojmë protestë për nesër, është kohë e shkurtër. Ju duhet që të jeni në kontakt me degët tona në mënyrë që të dalim sa më masovikisht, dhe nëse ky pushtet e ndryshon ligjin, ne ju thërrasim për protestë ku do të qëndrojmë aty deri në realizimin e të drejtave tona.

Thirrje deputetëve të pozitës dhe opozitës!

Mos e miratoni ligjin diskriminues ndaj kategorive të luftës, sepse do t’i bartni pasojat edhe ju sikur qeveria.

Dyfytyrësia e Glauk Konjufcës! Në njërën anë futet në rend dite projektligji kundër veteranëve, e në anën tjetër shkon t’i vizitojë veteranët që gjenden në paraburgim në Hagë.

Të ngjajshme