Në zonën 40, voziti 94 kilometra në orë, shoferi në Gjilan gjobitet me 300 euro dhe tre muaj ndalim të vozitjes
Njësite rajonal i trafikut rrugor Gjilan në pikën e kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj, kanë hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzetë (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë nëntëdhjetë e katër (94) km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.