Në masakrën e Gjilanit u vranë 7-8 mijë civilë, një mjeke serbe vdiç kur pa kasaphanen
Shkruan: Fitim Salihu
Kur jemi në përvjetor të Masakrës së Srebrenicës, kujtojmë plojën apokaliptike të Masakrës së Gjilanit. Ndërmjet dhjetorit 1944 dhe shkurtit 1945, sipas autorëve të ndryshëm, u masakruan gjer në 7-8 mijë viktima civile. Tmerri ishte i atillë sa që edhe një mjeke serbe e Gjilanit, Angja Todoroviqi, pasi që pa kasaphanën e masakrës, pësoi shok dhe vdiq e lebetitur pak kohë më pas. Netët e Ferrit të Dantes që përjetoi Gjilani me rrethinë akoma sot barten vetëm si gojëdhëna, pa pasur shumë studime meritore rreth tyre.
Serbia erdhi me masakra si monarkiste më 1913, u ripërtërit me masakra sisocialiste-jugosllave më 1945 dhe iku me masakra si “pluraliste” më 1999.
Ngaherë ajo ish e njëjta. Megjithëkëtë, ndonëse ishim qartësisht viktima, jemi ne, shqiptarët, ata që në këto dy dekada kemi kaluar nëpër më shumë gjykata ndërkombëtare dhe kemi pasur më shumë persona të dënuar për krime lufte se Serbia. Ndërkohë, Serbisë i prin një nga korifejtë dhe apologjetët e doktrinës fashiste serbe që solli qindra pogrome në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.