Në Kosovë u diskriminua, në Dubai gjeti punë për 24 orë
Jo gjithmonë pagat dhe kushtet jo të mira të punës janë arsyet e largimit të mjekëve nga Kosova. Avdullah Qafani e la venndin e tij shkaku i diskriminimi, meqë i përkiste një komuniteti tjetër.
Thuhet se kirurgu vaskular, Avdullah Qafani, nga Gjakova, ka ardhur këto ditë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Kosovë, meqë lënda e tij, që është në proces gjyqësor që nga viti 2008 me Ministrinë e Shëndetësisë, u kthye në rigjykim.
Ai është shprehur se në atë kohë ishte diskriminuar nga shteti vetëm pse është nga komuniteti egjiptian dhe nuk iu dha licenca e punës për të konkurruar në
Spitalin e Gjakovës.Por, që nga ajo kohë, Qafani profesionin e tij e ushtron në Dubai, ku thotë se gjeti punë për 24 orë, ndërsa drejtësinë do ta çojë deri në fund, raporton KlanKosova.
Mjetet që do t`i marrë si dëmshpërblim, thotë se do t`i dhurojë për organizata humanitare.
“Ne i rikujtojmë trupit gjykues se integriteti fizik dhe seksual nënkupton të drejtën e secilit dhe secilës për të marrë vendime për trupin dhe jetën seksuale të tij apo saj.”
“Qika” ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që menjëherë të ndërmarrë masa disiplinore ndaj gjykatësve të trupit gjykues të këtij rasti.