Në Hogosht nesër vihet gurthemeli i Stadiumit të ri të KF Kika
Në Hogosht këtë të mërkurë vihet gurthemeli i Stadiumit të ri të KF Kika, është bërë e ditur nga ekipi që garon në Ligën e Parë të Kosovës në Futboll. Ja njoftimi i tyre i plotë:
Njoftim:
Të nderuar qytetarë, miq dhe përkrahës të klubit Kika,
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të stadiumit të ri të klubit tonë, e cila do të mbahet këtë të mërkurë, në ora 12:30.
Ky është një hap historik për klubin tonë dhe për të gjithë komunitetin, drejt përmirësimit të infrastrukturës sportive.
Në këtë ceremoni të rëndësishme, do të nderohemi me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shquar, përfshirë:
• Kryetarin e Komunës, z. Kadri Rahimaj,
• Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi,
• Zv. Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Daulina Osmani,
• Kryetarin e LRF Gjilan, z. Armend Misini,
• Përfaqësues nga KF Besa 1978 dhe KF Dardana 10.
Jemi të nderuar të ftojmë të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite për zhvillimin e klubit Kika dhe për suksesin e tij të vazhdueshëm.
Bashkërisht, le të shënojmë këtë moment të rëndësishëm për të ardhmen e sportit në komunitetin tonë.
Mirë se vini!