Në Gjilan, mbi 1700 gjoba gjatë një jave për mosrespektimin rregullash të trafikut rrugor
Brenda një jave në Gjilan janë shqiptuar 1759 gjoba për kundërvajtësit që nuk kanë respektuar rregullat e trafikut rrugor.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas planit operativ “Siguria në trafikun rrugor”, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka realizuar aktivitetet në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna, ku janë ndërmarrë edhe aktivitete tjera, raporton Zerogjasht.
Po ashtu ndër këto aktivitete bën pjesë edhe hetimi i 29 aksidenteve të trafikut me të lënduar, hetim i 37 aksidenteve me dëme materiale, si edhe ndalim i drejtimit të mjeteve motorike për 20 ngasës.
“Gjithashtu njësite policore në kuadër të implementimit të Ligjit për rregullatnë trafikun rrugor gjatë javës ka vazhduar me kontrollin e automjeteve për posedim të raportit evropian të aksidenteve”,
thuhet në njoftimin e Policisë.Ndërkaq Policia u bën thirrje ngasësve të automjeteve të posedojnë në automjet këtë raport, pasi në të kundërtën ngasësi i automjetit i cili nuk e posedon me vete raportin evropian të aksidenteve do të ndëshkohet konform nënparagrafit 1.6 të paragrafit 1 të Nenit 203 të këtij ligji. /Zerogjasht