Ndërtimet e garantuara sipas arkitektit Lulzim Behxheti
Do të bëj një paralele mes procesit të ndërtimit në Finlandë dhe Kosovë.
Një shtëpi se pari duhet të jete e shëndetshme, e sigurt, jetëgjatë dhe e garantuar, tek pastaj vjen bukuria, dmth dizajni. Në Finlande nuk i kushtohet prioritet dizajnit, por ndërtimit të shtëpisë se shëndoshë.
Për të ndërtuar një shtëpi të tillë, duhet involvuar një mori ekspertesh, si: arkitekti lokal, ing. i ndërtimtarisë, ing. i konstruksionit, ing.i ambientit, ing.i energjisë, ing.i ajrimit, ing.i rrymës, ing.i ujit e kanalizimit, ing.i ngrohjes.
E si kryesori është MJESHTRI I NDERTIMIT që është poashtu ing.ndertimi me përvojë. Ky mjeshtër është personi që bën kontrollimet në truall gjatë procesit të lejeve deri te pranimi final teknik i projektit në tërësi, pra pos shtëpisë, edhe te oborrit, garazhit dhe objekteve përcjellëse. Në Finlandë ky proces zgjatë normalisht 6 muaj dhe e tërë ekipa i bën përgatitjet dhe vizatimet e duhura për projektin e shtëpisë.
Kjo kosto është 15% te investimit, dmth ende pa filluar asgjë. Lejet mirën, por me kushte kohore te afatizuara e qe dmth pas zakonisht afatit 3 vjeçar, projekti duhet te kryhet dhe teknikisht te pranohet. Nuk ka inspeksione ndërtimore ne teren, por mjeshtri është ai qe raporton ne zyrën komunale për mirëvajtjen e projektit.
E si ndërtohet një shtëpi e shëndoshë?
Së pari, materiali ndërtimore është determinues. Në Finlande 75% të shtëpive janë nga druri, pra në tekniken KVH C24. Së fundi teknologjia CLT nga druri masiv përdoret masivisht, ndërsa ndërtime me blloka ka shume pak. Në fakt, ende nuk kam pa shtëpi me blloka te kuq, Siprex po. Arsyeja është se druri është izolatori dhe akumuluesi me i mire i energjisë.
Të gjitha shtëpitë pajisen me Certifikatë të Energjisë, e që detyrimisht duhet të jete shtëpi energoefiqiente ose pasive. Themelet kane rendësi të veçantë.
Ato duhet ndërtuar me pajisjen ajruese min. 80 cm nga toka ashtu që shtëpia të mos laget. Poashtu fasada duhet të jetë ajruese për të njëjtat arsye. Rol te madh ka sa shpenzon energji një shtëpi, e për këtë arsye behën kalkulimet paraprake.
Zakonisht Certifikata energjetike është e kategorisë B+. Izolimet e mureve te jashtme duhen te jene sa me natyrale, nga fibra te drurit ose letra e riciklueshme.
Trashësia e mureve ajruese duhet te jete jo me pak se 350mm, e dyshemesë se pare 500mm dhe çatisë njësoj 500mm. Puna ne truall ende pa filluar ndërtimi i shtëpisë është me rëndësi ts veçantë, ngase aty bëhen te gjitha gypimet, rrymat, drenazhimet, izolimet, lehtësimet e masës ndërtuese etj. Kjo pune zgjate 3-4 muaj dhe kostoja është 30% e investimit.
Shtëpitë e prefabrikuara janë me të shëndosha se ato të ndërtuara në truall, ngase ndërtimi behet ne fabrike, ne kushtet e kontrolluara. Por duhet patur kujdese në përzgjedhjen e drurit, ashtu që lagështia të mos jetë me e madhe se 12%.
Fatmirësisht, edhe ne Kosove ka filluar të ndërtohet me KVH, por jo edhe me dru masiv CLT. Këtë teknologji ne do të mundohemi ta implentojme në Vjosa Hill e qe tani jemi ne fazen e kerkimit te lejeve, pasi që ajo zonë është jashtë zonës se Planit Zhvillimor Urban, dhe ne po tentojmë ta urbanizojmë lagjen si lagje private.
Dëgjimi publik pritet te behet ne Maj, por kam shpresën se falë ndërtimeve drurore, Komuna e Prishtinës nuk do të na sjellë telashe.
Këto ishin disa nga këshillat e mija nga përvoja ime modeste se si duhet ndërtuar një shtëpi e shëndoshë efiqiente dhe e sigurte për gjenerata.
Inkurajoj të gjithë investitorët dhe ndërtuesit të ndryshojnë mentalitetin se shtëpitë drurore janë të pasigurta dhe jorezistente në flakë. Kjo nuk është aspak e saktë e në veçanti kur ndërtimet janë nga druri masiv CLT. Ato shtëpi janë nga materialet rinovuese, CO2 free, antistres, rezistuese në termet e zjarr. *Autori i shkrimit është Lulzim Behxheti drejtor i Fondacionit Vjosa që ka ndërrmarë një nismë për ndërtimin e 30 kampuseve në Prishtinë për personat autikë./ndertimi.info/