Nagavci:𝗥𝗿𝗶𝘁𝗷𝗮 𝗽𝗿𝗲𝗷 𝟮𝟮% 𝗲 𝗺ë 𝘀𝗵𝘂𝗺ë 𝗻𝗴𝗮 𝗽𝗮𝗴𝗮 𝗮𝗸𝘁𝘂𝗮𝗹𝗲, dëshmon përkushtimin tonë ndaj mësimdhënësve
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se me Ligjin e ri për paga do të ketë barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive.
Sipas Nagavcit, rritja për 22% më shumë dëshmon për përkushtimin ndaj mësimdhënësve.
“Barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive. Pagë bazë të dinjitetshme për mësimdhënësit tanë! Ligji për paga promovon punën e mësimdhënësve. Rritja prej 22% e më shumë nga paga aktuale, dëshmon për përkushtimin tonë ndaj mësimdhënësve dhe përmirësimin e cilësisë në arsim.” – ka shkruar Nagavci.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se janë të vëmendshëm për
të trajtuar drejtë kategoritë e personelit arsimor.“Të vëmendshëm për të trajtuar drejtë kategoritë e personelit arsimor dhe nëpunësve tjerë publik, për herë të parë, mes plot tjerash, personeli arsimor i edukimit të hershëm, pozitat udhëheqëse në shkolla, psikologët dhe pedagogët do të marrin vëmendjen e merituar në koeficient. Askush nuk do të dëmtohet, të gjithë do të përfitojnë.”, – ka shkruar Nagavci.