Mjekja gjilanase ia shpëton jetën pacientit serb, të cilit i kishte ngecur proteza në fyt
Një rast i rrallë është pranuar në qendrën e mjekësisë familjare “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan.
Një pacient i nacionalitetit serb kishte kërkuar ndihmë urgjente në këtë qendër, pasi i kishte ngecura protesza e dhëmbëve në fyt, transmeton Zeri.info.
Falë ndërhyrjes së dr. Teuta Hoxha dhe stafit të QKMF-së, është bërë nxjerrja me sukses e protezës nga fyti, duke ia shpëtuar kështu jetën pacientit.
Këtë e ka bërë të ditur dr. Taulant Ramadani, shef i Shërbimit të Stomatologjisë në Gjilan.
Postimi i plotë:
Sot, më datë 05.11.2024, në shërbimin e Stomatologjisë – QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” është pranuar një pacient i nacionalitetit serb, të cilit
i kishte ngecur proteza parciale në faring (fyt) e për pasojë duke shkaktuar dispne dhe disfagi si gjendje përcjellëse.Dr. Teuta Hoxha Morina dhe stafi mbështetës pranon rastin me urgjencë dhe me sukses arrihet të nxirret trupi i huaj (proteza) nga faringu (fyti).
Pacienti është monitoruar dhe siguruar që gjithçka të jetë brenda normave fiziologjike.
Është qenësore të respektohet gjithmonë etika mjekësore dhe të ofrohet ndihmë aty ku qytetari ka nevojë.
(Fotografia është huazuar nga është shëndetësor – për qëllimin dhe qartësimin e këtij njoftimi).
Dr. Taulant Ramadani,
Shef i Shërbimit të Stomatologjisë, Gjilan.