Mërgimtari nga Zvicra vozit veturën në gjendje të dehur në Gjilan, gjobitet me 200 euro

 Mërgimtari nga Zvicra vozit veturën në gjendje të dehur në Gjilan, gjobitet me 200 euro

Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan gjatë kontrollit në trafik në qytetin e Gjilan kanë ndalur për kontroll një automjet me vozitës mashkull kosovar shqiptar. Gjatë kontrollit është dyshuar se vozitësi i këtij automjeti mund të jetë nën ndikim të alkoolit. Pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.74.

Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muajsh.                                                                                                           

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

Të ngjajshme