Mërgimtari në Gjilan gati sa nuk “fluturon” me veturë, në zonën 80 km/h voziti 157 km/h
Një 28 vjeçar shtetas i Gjermanisë është gjobitur me 300 euro dhe 3 muaj ndalim të ngasjes së mjeteve motorike nga Policia e Kosovës.
Ai u kap në radar në rrugën Gjilani-Kamenicë, në drejtim të Crepit në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 80 km/h duke vozitur me shpejtësinë 157 km/h.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan ka apeluar vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor. /Zerogjasht