Mediana Bislimi merr besimin të jetë në krye të ’’Qendrës për Bashkëpunim dhe Rrjetëzim të Organizatave’’
Përfaqësues nga Organizata të ndryshme të Shoqërisë Civile (OSHC) të Gjilanit, janë takuar me qëllim të inicimit të themelimit të një organi përfaqësues të tyre, me këtë rast, të pranishmit kanë ra dakord për themelimin e një organizmi të quajtur: “Center for Cooperation and Networking of Organizations” /”Qendra për Bashkëpunim dhe Rrjetëzim të Organizatave”.
Pas diskutimeve të shumta, në mënyrë unanime u propozua dhe u votua, Mediana Bislmi, kryetare, e cila do të jetë përfaqësuese e OSHC-ve të Gjilanit që do të jenë pjesë e këtij organizmi.
Ky organizëm përfaqësues i OSHC-ve do të ketë rol të një emëruesi të përbashkët ndërmjet
OSHC-ve anëtare dhe marrëdhënien e tyre me mandatin e tyre.’Center for Cooperation and Networking of Organizations’’ /’’Qendra për Bashkëpunim dhe Rrjetëzim të Organizatave’’, si ndërmarrës nga OSHC-të, ka për qëllim të krijojë një vizion gjithëpërfshirës zhvillimor dhe për të forcuar metodat e tyre analitike, me synimin për të përmirësuar performancën ekonomike, sociale dhe politike të OSHC-ve që reflektojnë në zonat dhe programet e tyre, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ndërsa në takimin e ardhshëm ndërmjet OSHC-ve, parashihet të hartohet strategjia e organit përfaqësues, strategji kjo që do e determinojë edhe punën dhe veprimet e mëtutjeshme të organit përfaqësues.
Kryetarja Bislmi, në fjalën e saj, gjatë këtij takimi, theksoi se rrjetëzimi mund të arrihet vetëm nëpërmjet mjeteve efektive të shkëmbimit të informacionit dhe përvojave; takime periodike për organizimin e kornizave strukturore të rrjetit, mbështetjen dhe zhvillimin e kornizave të tjera të mekanizmave koordinues që mund të shfaqen midis OSHC-ve.
“Përveç kësaj, përmes rrjetëzimit do të kontribuojmë në formimin e një ‘’vizioni” të përbashkët, një qëllim të ndërsjellë dhe më të lartë që bashkon OSHC-të”, ka thënë Bislimi.
Ajo gjithashtu kërkon të prodhojë një “mision” për objektivat e ardhshme që mund të arrihen vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë dhe punës së përbashkët. Së fundi, anëtarët e rrjeteve përcaktojnë ‘objektivat’ specifike që dëshirojnë të arrijnë në një afat kohor të caktuar’’.
Bislimi, përmendi edhe disa nga objektivat te cilat synon ti arrijë ’Center for Cooperation and Networking of Organizations’’, dhe se duke parë gatishmërinë e OSHC-ve, është e bindur se ky organizëm i sapokrijuar do të kontribuoj në këto pika:
Përfundimin e konkurrencës ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe zhvillimi i bashkëpunimit dhe punës ekipore;
Promovimi i koncepteve dhe mekanizmave vendimmarrës në OSHC-te, në të gjitha nivelet;
Përcaktimi i rolit aktiv dhe me ndikim të OSHC-ve nëpërmjet dialogut shumëpalësh dhe grupor;
Bashkëpunimi për tejkalimin e rreziqeve dhe sfidave ekonomike, politike, sociale dhe kulturore ndermjet OSHC-ve;
Promovimi i negociatave me vendimmarrësit në nivel lokal;
Organizimi i lobimit dhe avokimit mbi politikat ekonomike dhe sociale;
Fuqizimi i OSHC-ve për të ndërtuar kapacitete dhe për të rritur ndërgjegjësimin. Përndryshe, Mediana Bislimi është shprehur falënderuese për besimin e të gjitha Organizatave të Shoqërisë Civile, që e propozuan dhe e votuan unanimisht për kryetare të ’Center for Cooperation and Networking of Organizations’’ /’’Qendra për Bashkëpunim dhe Rrjetëzim të Organizatave’’. /2LONLINE/