Mbetet në paraburgim Zlatan Arsic, αkuzohet për krimé lufte në Kamenicë
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka refuzuar kërkesën për ndryshimin e masës së paraburgimit ndaj Zlatan Arsic, i cili akuzohet se ka kryer krime lufte në Kamenicë gjatë vitit 1999, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas avokatit të tij, Vaselije Asiq, më nuk ekzistojnë arsyet ligjore për paraburgim. Avokati tha se kanë dhënë garancione se i akuzuari do të paraqitet në gjykatë dhe se të njëjtën gjë e përsërisin prapë.
Në anën tjetër prokurori Atdhe Dema, e ka kundërshtuar këtë propozim. Ai tha se i akuzuari mund të largohet nga territori i Republikës së Kosovës.
Pas konsultimit, trupi gjykues i udhëhequr nga gjykatësja Valbona Musliu-Selimaj ka refuzuar këtë propozim.
Gjykatësja, Musliu-Selimaj tha se mbetet në fuqi vendimi i fundit të gjykatës dhe se në atë aktvendim gjykata ka sqaruar të gjitha arsyet.
Aktakuza ndaj Arsic është ngritur më 28 korrik 2023. Ai ngarkohet se mars 1999 në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të policisë serbe, i uniformuar dhe i armatosur, e kishte ndalur në qendër të qytetit të Kamenicës të dëmtuarin B.M, me veturë të policisë të tipit Llada me ngjyrë të bardhë, ku nga ajo veturë kanë dalë dy policë, njëri ndër ta i akuzuari dhe i ‘u kanë drejtuar të dëmtuarit me fjalët “Gde si UÇK’, “Ku po i dërgon këto cigare”, “UÇK-së po ja dërgon”, “tash të tregoj se për kënd i ke blerë cigaret”.
Sipas njëjtit dispozitiv të dëmtuarin B.M e kanë detyruar që të niset para tyre me biçikletë, duke e përcjell mbrapa me veturë deri në stacionin e policisë në Kamenicë, ku pastaj i akuzuari e ka kapur nga krahu të dëmtuarin dhe kur janë afruar te shkallët e stacionit policor, i akuzuari ka filluar që ta godasë të dëmtuarin me shufër gome deri sa e ka dërguar në zyrë në katin e dytë, ku posa e ka futur në zyre ka filluar ta godas përsëri në pjesë të ndryshme të trupit me shufër gome, shkelma dhe grushte duke e torturuar në mënyrë ç ‘njerëzore, maltretuar dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, traumë dhe pasoja në shëndet dhe duke e kanosur seriozisht për jetë për një orë e gjysmë, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë.
Sipas dispozitivit të dytë ekziston dyshimi i bazuar mirë se i akuzuari Arsic, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht në periudhën shkurt-mars të vitit 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë (tjerë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare, ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës me rrethinë, pastaj kanë filluar të bëjnë plaçkitjen e shtëpive, e me pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve ia kanë venë zjarrin, po ashtu kanë marrë pjesë në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë.
Tutje sipas dispozitivit të dytë thuhet se i dëmtuari B.M së bashku me familjen e tij, disa ditë pasi ishte torturuar e maltretuar nga i akuzuari, të përshkruara si në pikën 1 të kësaj aktakuze, kishte shkuar te shtëpia prej të cilës ishte dëbuar dhe ishte djegur, në të cilën ai me familje kishin banuar me qira, ishte takuar me të akuzuarin në oborrin e shtëpisë në fjalë dhe i akuzuari në këtë rast e kishte goditur me shuplakë të dëmtuarin dhe ia kishte vendosur tytën e automatikut në fyt duke e kërcënuar se mund ta ekzekutonte dhe pas një kohe policia serbe, e kishin liruar të dëmtuarin dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij, ku të njëjtin kishin vazhduar për në shtëpinë e dajës së të dëmtuarit, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve. vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë.
Me këtë i njëjti akuzohet se ka kryer veprën penale në bashkëkryerje “Krime Lufte Kundër Popullatës Civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSF-së.