Marrëveshje bashkëpunimi në mes UKZ-së dhe Bankës Ekonomike
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Menaxher Regjional i Bankës Ekonomike në Gjilan Gamend Behluli, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Kjo marrëveshje ka për qëllim ofrimin e mundësive të punës praktike ose punësim në Bankën Ekonomike për studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, të cilët janë në vitin e fundit të studimeve ose kanë diplomuar së fundmi.
Banka Ekonomike ofron mundësi të punës praktike përmes programit të saj “Onboarding”. Banka do t’u siguroj studentëve hapësirën, komoditetet dhe mjete të nevojshme për punë. Ajo do të përshtat detyrat e punës me fushën e studimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, duke përpiqur të maksimizoj përvojën eksperimentale të studentëve.
Po ashtu, BE premton të jetë fleksibile në rregullimin e orarit të punës nëse praktikanti ka angazhime profesionale që lidhen me edukimin universitar dhe studentët që tregojnë sukses gjatë punës praktike do të rekrutohen dhe do të jenë anëtarë të stafit të Bankës Ekonomike.