Marrëveshje bashkëpunimi mes ansamblit “Zëri Kamenicës” dhe koreografit Ilir Loku nga Shkupi
Filloi bashkëpunimi ynë me pedagogun, koreopetitorin apo valltarin e njohur Shkupjan z. Ilir Loku -“Princi Arberit” Me 25 Prill 2022, është arritur bashkëpunim duke nënshkruar kontratë pune me valltarin, pedagogun apo artistin e njohur Shkupjan z. Ilir Loku, me theks të veqantë për pregaditjen e trupës artistike në aspekt teknik, organizativ, interpretative si dhe me rivënjen e një vallejë të re për pasurimin e repertorit artistik në ansamblin tonë. Deri me tani janë realizuar disa orë punë, ku vlerësojmë nivelin profesional të pedagogut Loku e që shihet qartë suksesi i arritur tek trupa e valltarëve në interpretim, teknikë, disiplinë skenike
e mbi gjitha dëshira për punë. Ne, si shoqëri e re, me nje udhëheqësi të re në moshë dhe me një eksperiencë modeste jemi shumë të privilegjuar reth bashkëpunimit në fjalë, sepse për herë të parë vjen një artist me eksperiencë artistike si koreograf autodidact, koreopetitor, pedagog i vallzimit dhe si interpretues i valleve shqipe me nje experience 25 vjeqare dhe është i gatshëm ta ndihmojë dhe zhvillojë kulturën nëpërmjet djemve dhe vajzave tanë, rini kjo e cila e përfaqëson një pjesë të Kamenicës. Në anën tjetër, Ilir Loku, tha se ky është vetëm nisma e bashkëpunimit, na presin shumë projekte artistike të cilat do ti kalojmë bashkë. Njëherit theksoi se Kamenica duhet krenohet me djemt dhe vajzat tona te cilat sakrifikojnë kohën për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kulturore artistike. Ky bashkëpunim erdhi fale mikut tonë të kahmotshëm Patriot Osmani, i cili njihet si njëri nga valltarët më të mirë të valleve burimore të Karadakut – “Princ i valleve Shqiptare”. Ndjejmë obligim moral ta falenderojmë për mbeshtetjen e pa rezervë që i bën ansamblit tonë. Ky vullnet e kjo punë po arrihet edhe fal mbështetëjes nga udhëheqsit e Komunës tonë, ku dhe falënderojm udhëheqësin e Komunës z.Kadri Rahimaj dhe Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sportë znj.Rina Matoshi që na kanë subvencionuar me një shumë simbolike e me të cilen po arrihen punë dhe suksese të mëdha për Ansamblin tonë dhe gjithë Komunën, gjithashtu po falënderojmë edhe për hapsirën e liruar në Shtëpin e Kulturës ku aty po mbahen provat dhe po përgaditën valle burimore, valle koreografike, kengë të ndryshme e me të cilat do të përfaqsojmë Komunën në festival të ndryshme që do të mbahën mbrenda dhe jashtë Shtetit tonë. Një falënderim të veqant e shumë meritor shkon edhe për gjith trupën e Ansamblit tonë që janë aq të vullnetshëm e të zëshëm që të punojmë vazhdimisht e intenzivisht që Komuna jonë të ketë një shoqëri kulturore artistike e me të cilën do të krenohën gjithë Komuna. AKV “Zëri Kamenicës” Aksion