Majlinda nuk ndalet me suksese të reja
Për dallim nga vitet e mëhershme, mërgata jonë në diasporë po nxjerr jo vetëm punëtorë të zellshëm në ndërtimtari, gastronomi, por edhe në jetën politike dhe shoqërore të shtetit ku ata kanë gjetur vend qëndrimi dhe punësimi.
Në mesin e kuadrove të reja shqiptare në diasporë, nuk dallojnë vetëm meshkujt, por edhe femrat, siç është intelektualja dhe politikania e shquar me origjinë nga Komuna e Bujanocit znj. Majlinda Sulejmani.
Publiku ynë Majlindën e njeh si një femër e suksesshme në fushën e politikës evropiane dhe një nga kandidatet e mundshme të Sesionit të Grave për rajonin e Zvicrës. Sukseset e Majlindës në fushën e politikës dhe të mjekësisë e bëjnë atë një emër të përmendur në rrugën e të arriturave progresive, duke na bërë edhe neve krenarë më të kudo që jemi.
Portali Jetapress, ka mësuar edhe për një sukses të Majlindës, e cila me kënaqësi u deklarua se
është zgjedhur si profesoreshë dhe pedagoge në shkollë në të cilën dikur para 16 vitesh, ajo ishte nxënëse e kësaj shkolle. Tani ajo e ka kënaqësinë të jetë profesoreshë para nxënësve me lëndën e mjekësisë së përgjithshme: terapeutike (infuzuone, injeksione, ekg etj.
Në vazhdim, Majlinda, shton se “Edukimi mjekësor Shkolla profesionale dhe tregtare MPA është shkollë profesionale e akredituar nga Zyra për Aftësim Profesional. Emri qëndron për një shtesë ose alternativë të shkëlqyer për shkollat shtetërore ekzistuese dhe përfshin trajnime profesionale, trajnime dhe arsimim të mëtejshëm. Trajnimi i ofruar në fushën e mjekësisë ka për qëllim edhe të rinjtë dhe të rriturit. Ne ofrojmë kurse trajnimi bazë dhe të avancuara mjekësore të bazuara në nevojat dhe inovatore”. Redaksia e Portalit Jetapress e falënderon profesoreshën Majlinda, për bashkëpunimin e ndërsjellë, duke i dëshiruar suksese pa fund, duke llogaritur edhe arsimin, njërën nga sferat me të ndjeshme të shoqërisë sonë./ R.R/