LUMTURIA DHE DASHURIA NDAJ SHTETIT KOMBIT E ATDHEUT
Shkruan: AFRIM SALIHU – Avokati i njohur gjilanas
Kushtuar Politikes ?!
Lumturia si fenomen shkencorë sociologjik është nje term qe nder vete përmban mijra elemente te veprimeve fizike dhe psikike dhe ne funde konkretizohet me jete te qete . Kosova pas luftës është bombarduar me ideologji , mentalitete , vese, besime , e lloj lloj testesh edhe për mes organizatave te ndryshme nen petkun e humanizmit e edhe për mes serialeve televizive spanjolle , braziliane apo latine amerikane , turke etj , duke instaluar mentalitete e kultura te cilat e kanë ngulfatur popullatën ,dhe kanë prishe ekuilibrin e kulturës dhe tradites Shqiptare,
një element mjaft konstruktiv ne prishjen e harmonisë shpirtërore ka kontribuar edhe subjektet politike te cilat për te fituar një karrige ne kuvend ose thëne me mire për te qeverisur shtetin ose komunën nuk kanë zgjedhe metoda e mjete vetëm e vetëm te marrin këto poste shtetërore, ne Kosovë nuk është se jetohet keq, ne jem protagonist se Kosova ka probleme , ka skamje ,ka papunësi , mirëpo edhe ka prosperitet , ne e dimë se si kem jetuar para lufte ne Kosovë dhe tash një paralele e trashe e cila e ka humbe ekuilibrin dhe po dominon harresa , te rinjtë janë entiuazmuar qe te dalin jashtë shtetit një fenomen aktual menjëherë pas luftës , mirëpo ne vitet e fundit ne % te madhe , shtrohet pyetja ? çka e si tutje? , a do ta lëshojmë Kosovën qe te zbrazet nga popullata ?, MENDOJE SE POLITIKA DUHET TE UNIFIKOHET TE BASHKOHET PËR QËLLIMIN E SHPËTIMIT TE KOSOVËS dhe për një jetës me te mire te popullatës – ky një sinonim i mandatarëve qe kanë FRENJET e pushtetit , andaj për mes këtij postimi i beje apel Politikaneve , qe te gjejnë harmoni , te bashkohen rreth kauzës shtetërore , ti lenë inatet personale , te gjejnë bashkëpunim me sindikalistet e te ecim tutje, sepse :• FËMIJËT PO NA RRINË NE SHTËPI
• KOSOVA PO ZBRAZET
• FEMIJET PO PESOJNE
• EKONOMIA PO PESON
• SHTETI PO ZBEHET NDERKOMBTARISHTE
• QYTETARET PO PESOJNE SMUNDJE NGA KJO GJENDJE SHPIRTERORE
• JETA KA FILLUAR TE BEHET E PADURUESHME
• QYTETARET KAN FILLUAR TE REVOLTOHEN DITE E ME SHUME
• QYTETARET E KAN HUMBE DURIMIM
• KA HUMBE DASHURIA
• KA HUMBE RRESPEKTI
• KA HUMBE KULTURA
• KA HUMBE TRADITA E MIKPRITJES
• KA HUMBE BESA E MADHE
• SHKOLLAT PO BOSHATISEN
• UNIVESTITET PO PRODHOJNE KUNATITET E JO KUALITET JU LUTEM NDRYSHONE VETEN PER HIRE TE KOSOVES.
/zerogjasht.com/