Lulzim Rashiti merr titullin “Doktor i Shkencave Ekonomike”
Tërnovcit të Madh iu shtua edhe një doktor shkence, e ky është Lulzim Rashiti, i cili mbrojti temën “Marketingu dixhital në bankingun me pakicë: Krijimi dhe shpërndarja e vlerës së klientit”.
Profesori universitar Lulzim Rashiti përmes një shkrimi në facebook, ka treguar se sot (më datë: 27.05.2022) pas një pune të gjatë disa vjeçare përmbylli me sukses rrugëtimin e tij akademik, ku mori titullin Doktor Shkence-Marketing.
Ja postimi i plotë:
Pas shumë angazhimeve e përpjekjeve, sot në University of National and World Economy mbrojtja me sukses disertacionin e doktoratës me titull ” “Marketingu dixhital në bankingun me pakicë: Krijimi dhe shpërndarja e vlerës së klientit” para komisionit në përbërje:
1. Prof. Krasimir Marinov Marinov – University of National and World Economy (UNWE),
2. Prof. Lina Georgieva Anastassova – Burgas Free University,
3. Professor Hristo Ivanov Katrandjiev – University of National and World Economy (UNWE),
4. Prof. Lyubcho Varamezov – D. A. Tsenov Academy of Economics – Svishtov ,
5. Assoc. Prof. PhD Nadezhda Dimova – New Bulgarian University Sofia,
Jam i gëzuar që sot po përmbyllet një rrugëtim sfidues, që në fund merr vlerësim të lartë nga komisioni dhe po gradohem me titullin doktor i shkencave ekonomike, në fushën e Marketingut.
Momente si kjo, janë fillimi i hapsjes së kapitujve të tjerë në zhvillimin shkencor e akademik. Falenderues përjetësisht të gjithë atyre që më përkrahën dhe i gëzohen arritjeve!