Lista e dështakëve nga Gjilani
Liza Gashi e dënuar nga Gjykata për mosdeklarim të pasurisë. Po ashtu si zëvendësministre e MPJ-së ka ndarë mijëra euro organizatës ku ka punuar – “Gremin”.
Luan Aliu i njohur si “Adem Grabovci” i LVV-së besoj jeni në dijeni që ka punësuar një numër të madh të familjarëve. Si deputet ka qenë i dobët duke mos ngritur asnjëherë shqetësimet e qytetarëve.
Adriana Matoshi aktore e mirë sa të duash, por ka qenë në gjumë të thellë katër vjet duke e lënë“pa zë” Gjilanin në Kuvend.
Aktive ishte vetëm kur shfrytëzohej nga pushteti për t’ia veshur ndonjë fanellë për të defiluar në sallë.
Ismajl Kurteshi konsideroj i ezauruar si personalitet, mendoj që nuk ka çka me dhënë më, por meqë LVV nuk ka gjetur emra të rinj e ka futur në listë.
Ngjashëm mendoj edhe për Hydajet Hysenin, kohë të gjatë ishte në PDK e qe një kohë në LVV, besoj që ka nevojë për pensionim.
Arbëresha Kryeziu do mbahet mend për disa deklarata palidhje që i ka jep duke dashur të dukej e mençme në opinion, por në përgjithësi ka dështuar të jetë zëri i qytetarëve.
Burim Demiri pati pas diçka një aferë me një tenderë që ia kishte ndarë vëllait si anëtar i një komisioni në komunën e Gjilanit. Ishte bërë konsulent i Alban Hysenit pasi kishte tërhequr një padi ndaj tij.
Labinota Demi servile e pushtetit. Ka qenë njëra nga deputetet me të lodhta. Nuk e meriton besimin e qytetarëve. Se kam dëgjuar kurrë duke folur në Kuvend për problemet e gilangjive.
Për Arjeta Rexhepin nuk kam shumë info, thonë se ka punësuar disa familjarë në komunë, por se meriton me qenë as asambliste leje më ligjvënëse.