Letra që emocionoi veteranët e UÇK-së në Gjilan, kushtuar atyre nga një nxënëse e klasës së 9-të
Nxënësja e klasës së 9-të emocionon veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjilan me rreshtat e saj shkruar në një letër ku çmohet vepra e tyre për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
Përvjetorët e datave të rëndësishme të historisë së Kosovës, kthejnë në vëmendje ata që kontribuuan, sidomos për çlirimin e vendit, e që është Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kontributin e tyre e ka shënuar përmes një letre emocionuese një vajzë e një shkolle fillore në Gjilan, gjatë vizitës që i është bërë shoqatës së veteranëve të UÇK’së në këtë komunë, në shënim të 16 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Letra është postuar në faqet në rrjetin social Facebook të ‘Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së dega Gjilan’ dhe SHFMU “Selami Hallaçi” Gjilan.
Aty theksohet roli i ish’ushtarëve të UÇK’së dhe guximi i tyre për të sfiduar edhe jetën, që vendi të mund të jetë shtet i pavarur e populli të jetojë në liri.
“Nxënësja Enea Hasanaj klasa IX-2 lexoi një letër dedikuar veteranëve ku pëcolli plot emocion tek të pranishmit”, thuhet ndër të tjera në postim.
Kosova u çlirua nga Serbia në vitin 1999, pas një lufte të udhëhequr nga UÇK, e ndihmuar nga NATO përmes bombardimeve bërë forcave militare serbe.