Lëndohen tetë policë nga aksidentimi i autoblindës në Veri
Tetë policë të Kosovës, kanë mbetur të lënduar nga vet aksidenti ku është involvuar autoblinda e policisë, të premten në mbrëmje.
Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Rreth orës 20.00 në fshatin Grabovc ka ndodh një vet aksident ku është involvuar një mjet i blinduar i policisë dhe disa policë. Ka të lënduar por gjendja e tyre është stabile (sipas mjekëve)”, ka thënë Elshani.
Ai ka shtuar se të lënduar aktualisht janë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Mitrovicës së Jugut.
Pas sulmi terrorist në kanalin e Ibër Lepencit në ZubinPotok më 29 nëntor,
Këshilli i Sigurisë pati miratuar masa emergjente duke aktivizuar në terren Policinë dhe Forcën e Sigurisë për të garantuar siguri përreth objekteve të shërbimeve kritike.Po ashtu gjatë muajit nëntor Policia e Kosovës, kishte apeluar për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë me mjegull ne ngrica.
Nga policia ishte thënë se sipas të dhënave që kanë marrë nga Instituti Hidrometeorologjike të Kosovës, ditëve në vijim gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit do të mbizotëroj mot me temperatura të ulëta.
“Ku për pasojë në lokacione që ka rrjedhje të ujit, në ura dhe kthesa të rrezikshme mund të krijohen ngrica të cilat paraqesin rrezik për pjesëmarrësit në trafik, po ashtu kujdes gjatë ngasjes duhet kushtuar edhe shembjeve të gurëve e dheut, ngasjes në mjegull dhe pengesave tjera që mund të hasen në rrugë”.
Policia ka apeluar të gjithë pjesëmarrësit të respektojnë rregullat e trafikut, të përdornin rripin e sigurisë, të përshtatin shpejtësisë e lëvizjes me kushtet e krijuara, të mbajnë distancë të sigurt në mes mjeteve, të mos përdorin telefonin gjatë ngasjes, të përdorin dritat dhe të përqendrohen në ngasje.Albanianpost/