Legjenda e futbollit gjilanas, Nexhmedin Bunjaku refuzon mirënjohjen nga Komuna, shkaku i stadiumit
Gjilan – Njëri ndër futbollistët e njohur gjilanas, e poashtu edhe gjyqtarë i futbollit, Nexhmedin Bunjaku, nëpërmjet një reagimit të bërë ka deklaruar se e refuzon mirënjohjen e dhuruar nga komuna e Gjilanit për kontributin e dhënë për futbollin gjilanas. Arsyeja kryesore sipas Bunjakut, është mos mbajtja e premtimit nga kryetari i komunës sa i përket çështjes së stadiumit.
Në postimin e Bunjakut, ndër të tjera thuhet:
Në prag të derbit më të madh të futbollit të Kosovës – FC Drita – SC Gjilani, i cili edhe kësaj radhe do të zhvillohet në stadiumin ndihmës të qytetit, që as për së afërminuk i plotëson kushtet për një armatë të madhe të tifozerisë Intelektualët dhe Skifterat,
por edhe tifozë nga e gjithë Anamorava dhe më gjerë, në shenjë proteste dhe gjykoj ashpër strukturat udhëheqëse të Komunës se Gjilanit për mos mbajtjen e premtimin për rregullimin e stadiumit qw ishte edhe “moto” e juaja gjatë fushatës zgjedhore; dhe mu për këtë kam vendosur të refuzoj mirënjohjen e ndarë nga ju z.Kryetar për kontributin tim shumë vjeçar në sport e në veçanti ne futboll.z.Kryetar i Komunës, Alban Hyseni, nuk jam i ngjyrosur politikisht dhe të ju gjykoj për këtë, por po ju gjykoj për mos përmbushjen e premtimit që keni dhënë vet ju dhe këtë premtim nuk e mbajte.
Çështja e stadiumit të futbollit në Gjilan, do të mbetet njolla më e zezë në qeverisjen tuaj, sa do që të zgjasë ajo??. Gjilanasit do e kalojnë me dhimbje edhe derbin e nesërm, por nuk do ta kalojnë asnjëherë dhimbjen qe i shkaktuat ju dhe gjithë ata që kishin për detyrë të ndërtojnë këtë stadium në vatrën e kulturës sportive, në qytetin ku sporti lulëzon çdo ditë dhe qytetarët janë shpirtnisht të lidhur me të.
z.Kryetar, ju dhe secili që ka hise në këtë dështim, do e keni edhe një barrë në ndërgjegjen tuaj – e pranuat apo jo.
ps. Kërkojë ndjesë nga bashkë futbollistët e gjeneratës dhe të tjerëve, por është vendim vetëm i imi.