LDK-ja me aderim të ri, ja merr VV-së një asamblist në Gjilan
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka njoftuar se ky subjekt nga sot do ta ketë një asamblist më shumë në Kuvendin Komunal, shkruan Gazeta Infokus.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, i ka uruar mirëseardhje Ganimet Sabedinit, i cili u rikthye në familjen politike të Lidhjes Demokratike nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Sot, së bashku me Grupin e Këshilltarëve Komunalë, i urova mirëseardhje z. Ganimet Sabedinit, anëtarit më të ri të Kuvendit Komunal, i cili vullnetin e tij politik ka vendosur ta rikthejë nga lista e Vetëvendosjes në familjen politike të LDK-së. Si familjar i mirë, si
afarist i suksesshëm dhe qytetar i ndershëm i këtij vendi, Ganimeti i bënë nder LDK-së, Grupit të Këshilltarëve dhe Gjilanit”,tha Haziri.Haziri tutje permes postimit tha se përkundër funksionimit normal të Kuvendit Komunal dhe rolit konstruktiv të LDK-së në Kuvend, po mungon vullneti për bashkëpunim dhe ecje tutje të projekteve për Gjilanin.
“Gjithashtu, në takimin e Grupit të Këshilltarëve të LDK-së, sot u diskutuan angazhimet e përbashkëta lidhur me axhendën e fundit të Kuvendit Komunal. Përkundër funksionimit normal të Kuvendit Komunal dhe rolit konstruktiv të LDK-së në Kuvend, po mungon vullneti për bashkëpunim dhe ecje tutje të projekteve për Gjilanin. LDK po e rikthen besimin e qytetarëve, grupeve të ndryshme e shoqatave. Nga sot, rikonfirmohemi si partia më e madhe në Kuvend, me 16 këshilltarë komunalë! LDK – besë dhe shpresë për Gjilanin!, tha tutje Haziri./Gazeta Infokus/