LDK-ja kurrë nuk kërkoi zbardhjen e atentateve ndaj Rugovës
Foto ilustrim Rugova, në sfond automjeti i goditur nga sulmi me eksploziv, me të cilin udhëtonte RugovaKa ndodhur që për disa nga viktimat e vrasjeve politike kanë kërkuar zbardhjen e rasteve, por vetëm para monumenteve të viktimave ose nëse është mbajtur ndonjëherë ndonjë akademi nderimi.Kur LDK-ja bënte marrëveshje koalicioni me PDK-në, e ndanin me imtësi çdo pozitë, jo veç ministritë, bordet, por edhe kush do ta drejtonte policinë. LDK-ja sot kremton 32 vjetorin e themelimit të saj, qe 15 vite pa Ibrahim Rugovën.
Qe 15 vite liderët e saj, nuk kanë pushuar të flasin për rugovizmin, nuk kanë pushuar ta përdorin
maksimalisht në çdo fushatë politike, dhe mijëra e mijëra herë në debate televizive e publike. Të marrin pushtet!Nderim pa hetim!
Por, asnjëherë të vetme, as si parti dhe as si lider të saj, nuk janë dëgjuar të thonë se sulmet, kërcënuesit, porositësit për vrasje të Rugovës, duhet të hetohen. Të paktën nuk kemi asnjë provë për këtë, pas vdekjes së Rugovës, 2006. Po ashtu nuk kërkoi asnjëherë të vetme zyrtarisht, për aq sa dihet publikisht, që të kryhen këto hetime. Asnjëherë nuk është dëgjuar të thonë, as në përvjetor dhe as në ndonjë ngjarje të rëndësishme, madje si për hipokrizi as në fushatë, se kanë kërkuar një gjë të tillë.
Ka ndodhur që për disa nga viktimat e vrasjeve politike kanë kërkuar zbardhjen e rasteve, por vetëm para monumenteve të viktimave ose nëse është mbajtur ndonjëherë ndonjë akademi nderimi, si për Xhemail Mustafën, Enver Malokun etj.
Por, për tërë ata që nuk kanë monumente, dhe që kurrë thuajse nuk u mbajtën akademi, kurrë asnjë fjalë. Dhe madje si për të fshirë gjithë mospajtimin me vrasjet e kryera, u kujdesën që të mbyllej QIK-u, Qendra për Informim e Kosovës, e cila, përkatësisht drejtues të saj, dhe punonjës të saj gjatë luftës dhe para saj, meritojnë shpërblime dhe dekorime nga shteti. Dy prej tyre u vranë, Enver Maloku dhe Xhemajl Mustafa.