Lama: Serbia nuk do të pranojë asociacion pa kompetenca ekzekutive

 Lama: Serbia nuk do të pranojë asociacion pa kompetenca ekzekutive

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali Alma Lama, tha se çështja kryesore rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe janë kompetencat.

Lama tha se Serbia nuk do ta pranojë Asociacionin pa kompetenca ekzekutive.

“Sa i përket Asociacionit ajo është marrëveshje ndërkombëtare e cila është bërë në prill të vitit 2013-të ku duhet të krijohet nga institucionet e Kosovës. Por, thelbi është cilat do të jenë kompetencat e këtij asociacionit?

Sigurisht që Serbia nuk do ta pranojë një asociacion pa kompetenca ekzekutive sepse luftën po e bën pikërisht për këtë, mirëpo marrëveshja e 2013-tës nuk është se i qartëson shumë gjërat”, tha Lama.

Të ngjajshme