Labinot Demaj emërohet sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë në Cyrih të Zvicrës
Labinot Demaj është emëruar sekretar i përgjithshëm i ministrisë së shëndetësisë në kantonit e Zvicrës.
Emërimin e Demajt e ka lajmëruar gazetari Enver Robelli përmes një postimi në Facebook, shkruan Gazeta Shneta.
Demaj ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare dhe qeverisje dhe ka punuar në Institutin për Menaxhment Strategjik dhe Qeverisje Publike të HSG-së.
Ky post konsiderohet njëri ndër postet më të rëndësishme që mban një person me origjinë shqiptare në administratën e Zvicrës.
Postimi i plotë:
Qeveria e kantonit të Zürichut e ka emëruar sot dr. Labinot Demajn sekretar të përgjithshëm të ministrisë së shëndetësisë të kantonit të Zürichut. 39-vjeçari Demaj ka studiuar në HSG St.Gallen marrëdhënie ndërkombëtare dhe qeverisje.
Deri më tani ai ka qenë udhëheqës i sektorit për transformim digjital të ministrisë së shëndetësisë në kantonin e Zürichut.Demaj ka doktoruar në universitetin e St. Gallenit HSG. Demaj ka punuar në Institutin për Menaxhment Strategjik dhe Public Governance të HSG-së dhe ka qëndruar në University of California, Berkeley (USA), për qëllime studimore. Pastaj ka drejtuar programin për orientim strategjik në fushën publike të HSG-së, ku ka themeluar Behavioral Research Lab.
Posti i sekretarit të përgjithshëm në ministrinë e shëndetësisë në Zürich është ndër postet më të rëndësishme që mban një person me origjinë shqiptare në administratën e Zvicrës.