“La dhimbje të madhe për gruan”, u martua para 9 ditëve dhe shkoi në Itali – humb jetën tragjikisht i riu shqiptar

 “La dhimbje të madhe për gruan”, u martua para 9 ditëve dhe shkoi në Itali – humb jetën tragjikisht i riu shqiptar

“Ai ishte martuar 9 ditë më parë dhe kishte ardhur nga Shqipëria në Itali të shtunën së bashku me motrën e tij për të festuar ditëlindjen e kushërirës së tij”, është kjo ajo që shkruajnë mediat italiane për fatin tragjik të shqiptarit që humbi jetën si pasojë e një aksidenti në Itali.

Dorjo Duka, 30-vjeçari shqiptar banues në Tiranë, humbi jetën natën e 21 Janarit pas përplasjes mes mjetit tip “Fiat” që ai drejtonte dhe një “Mercedesi” në zonën e Pordenones.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se “Mercedesi” i cili drejtohej nga një 45-vjeçar italian, ka dalë në korsinë tjetër, duke u përplasur me “Fiatin”.

Në mediat italiane, Duka përshkruhet si një djalë pozitiv dhe shumë i lidhur me familjen e tij.

“Duka, një i ri shumë pozitiv, i cili punonte në një kompani ndërtimi dhe ishte shumë i afërt me familjen e tij, la dhimbje të madhe për gruan e tij Irisin, me të cilën ishte martuar më 12 Janar 2024 pas mbi gjashtë vitesh fejesë. La pas prindërit, një vëlla dhe një motër në pritje të ëmbël të një djali, të emigruar në Belgjikë.”

Shqiptari u transferua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve shumë të rënda ndërroi jetë pak më vonë. Në makinë së bashku me të, raportohet të ketë qenë edhe kushëriri i tij 25-vjeçar, i cili paraqitet jashtë rrezikut për jetën./tvklan al

Të ngjajshme