Ky është Zyrtari i Gjendjes Civile në Hogosht dyshohet për keqpërdorim të detyrës
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se një zyrtar i gjendjes civile në Hogosht – Kamenicë, është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, pasi ka regjistruar dy fëmijë të mitur shtetas të huaj, pa përmbushur procedurat ligjore të kërkuara në Republikën e Kosovës.
Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, bëhet fjalë për 65-vjeçarin Haqif Agaj, i cili më 27 maj 2024 kishte futur në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile dy fëmijë të moshës 7 dhe 5 vjeç, duke ua gjeneruar numrat personalë dhe ekstraktet e lindjes, vetëm në bazë të kërkesës së nënës së tyre, Qendresa Shabaj (26-vjeçare) – pa prezencëndhe pëlqimin e babait,
Kristijan Shabaj (32-vjeçar).Nga hetimet e Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, rezulton se zyrtari nuk ka respektuar asnjë nga dispozitat ligjore në fuqi, duke bërë një regjistrim të jashtëligjshëm të të miturve, të cilët janë shtetas të Shqipërisë, dhe të lindur jashtë Kosovës.
Pas intervistimit të tij në prani të avokatit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, Haqif Agaj është ndaluar për 48 orë, ndërsa Qendresa Shabaj është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gazeta Sinjali do të përcjellë çdo zhvillim të mëtejmë nga ky rast i ndjeshëm.