Kush ishte Tefik Selimi?
Tefik Selimi është i lindur në fshatin Nasale, komuna e Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në Zhegër, ndërsa shkollën e mesme (ekonomike), në Gjilan.Pas shkollimit të mesëm, vazhdoi studimet e rregullta në Fakultetin Filozofik në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Pas studimeve, filloi të punojë profesor në gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit, nga viti 1972/73.
Me shkrime është marrë qysh nga fëmijëria. Ka qenë bashkëpunëtor i rregullt në gazetën “Rilindja”. Kētu botoi shkrime gazetareske, vjersha për fëmijë e për të rritur. Më vonë ka bashkëpunuar me shumë gazeta e revista shqipe në Kosovë, si:
“Zëri i rinisë”,
“Shkëndija”,
“Kosovarja”,
“Pionieri”,
“GEP”,
“Flaka e vëllazërimit”,
“24 Orë”,
“Pavarësia”,
“liria post”,
“Lajm”,
“Zëri”,
“Bota sot”,
“Bota press” etj.
Ka punua edhe gazetar i rregullt në gazetën kombëtare “Bota sot” e “Botapress” nga Gjilani. Në këtë gazetë më tepër ka shkruar për dëshmorët, martirët e për disa figura të njohura të arsimit shqip, por ka botuar edhe disa fejtone, reportazhe dhe dokumentare në vazhdime. Gjer më tani ka botuar këto libra:
“Gjaku i pragjeve” (2002),
“Flijimtarët e plëngjeve” (2010),
“Bota e Yjeve” (2011),
“Lule prilli” (2012),
Monografia “Gjimnazi “Zenel Hajdini” i Gjilanit – (1945-2013) (2013).
Libri “Pragjet e përgjakura” ose (ditar lufte (1999), është libri i gjashtë dokumentar me radhë i tij (2014).
Para tri vitesh, më 24 janar 2019, në një ditë të ftohtë, në Gjilan ndërroi jetë profesori dhe gazetari Tefik Selimi.