Kush ishte Qemajl Jakupi?
Qemajl Jakupi u lind, më 01. 09. 1954, në Novoselle të Bujanocit. Ishte femija i gjashtë me radhë. I rritur në kushte, mesatarisht, të mira ekonomike, pati mundësi shkollimi, në kushte solide. Shkollën fillore e filloi në vendlindje ndërsa tetëvjeçaren e plotë e mbaroi në shkollën amë, në fshatin Zarbicë.
Pas përfundimit tetëvjeçares, vijon mësimet shkollën mesme, gjimnazin në Tërnoc të Bujanocit, që sapo ishte themeluar si shkollë e mesme. Si nxënës ambicioz dhe tejet kureshtar, ishte premtues se një ditë do arrij të jap maksimumin nga vetja si një intelektual i vërtetë i kësaj ane, dhe më vonë ashtu doli.Meqë gjimnazin e kreu me afat u regjistrua në Universitetin e Prishtinës,
drejtimi i shkencave natyrore, dega kimi, në vitin 1975.Qemajli e filloi punën, si mësimdhënës, për herë të parë, në Shkollën fillore “Skënderbeu” në Zarbicë, i cili punoi disa muaj, e më pas vazhdoi studimet e rregullta në fakultet. Diplomën e fakultetit e mori më 1978 dhe njëkohësisht punësohet në shkollën e mesme,asokohe QAMO, të Gjilanit.
Qemajli shquhej për ligjërimin e lëndës së kimisë, por edhe si pedagog, ishte i sjellshëm dhe shembull për të tjerët se si duhet profesioni i mësimdhënësit. Si njeri me virtyte të larta njerëzore, la gjurmë të thella në këtë qendër arsimore.
Për nxënës ishte prind i vërtetë, u ndihmonte, i këshillonte e udhëzonte se si duhet nxënë dituri. Me kolegë, po ashtu, ishte i dashur, dhe pa përtesë kryente detyrat që i kishte vënë vetes. Punën prej misionari të arsimit e kreu gjerë më 2003, kur u punësua në detyrë të re, përkatësisht në MASHT, në cilësinë e inspektorit rajonal, me qendër në Gjilan. Edhe në këtë detyrë, Qemajli tregoi përkushtim, duke dhënë maksimumin, në mbarëvajtjen e arsimit në komunë e më gjerë.
Gjithmonë i buzëqeshur dhe mirënjohës për punën e të tjerëve, por gjithnjë shembull i sakrificës, duke treguar, kështu, se si duhet dhe nderohet atdheu me punë. Për punë dhe mirësjellje,Qemajli disa herë mori lëvdata dhe mirënjohje nga institucionet gjegjëse të arsimit.
Ditët në pension, Qemajli i kaloi në rrethin familjar në Gjilan.Ndërroi jetë,më 31.07.2020 në Gjilan.