Kush ishte Mehmet Bilall Berisha?
Mehmet Bilall Berisha 1898-1980
U lind më 1898 në Svircë. U martua me Xhyle Velegllava nga Velegllava. Me te i kishte tre djem (Imerin, Alinë dhe Xhemën) dhe dy vajza (Arifen dhe Zarifen). Gruaja i vdiq në moshë të re më 1948. Para Luftës së I-rë Botërore, si 17 vjeqar u rekrutua me dhune në Ushtrinë bullgare dhe u dergua në Burgaz të Detit të Zi. Dezertoi nga ushtria dhe këmbë se bashku me disa shoke te asaj ane, nga Burgazi vjen në shtëpi, ku pas tre muajsh e arrestojnë dhe e dërgojnë në vuajtje të dënimit si dezerter. Dergohet neNish ku ishte shtabi i komandes se njesitit te tij dhe denohet me pushkatim.
Deri sa ishte ne paraburgim semuhet nga priftimi (malaria). Dergojet nespital ushtarak per sherim. Ne nderkohe aleanca ballkanike e ndihmuar nga ushtria Franqeze, pasi e mundin ushtrine Austro-Hugareze dhe ate Bullgare dhe hyne ne Nish, ate e lirojn nga spitali ne kuader te shkembimit te roberve te luftes dhe rekrutohet menjihere ne ushtrine Serbe, me vone ushtria e Mbreteris Serbo-Kroate-Sllovene dhe dergohet ne Sherbim ushtarak ne Zagreb. Persëri me një grup shokësh, kryesisht nga fshatrat e vendlindjes dezertojnë, por këtë herë në mënyrë të organizuar dhe të armatosur nisën këmbë për në shtëpi. Mbërrijnë deri në Sanxhak, të lodhur nga uria kërkojnë bukë në një familje myslimane (sipas mendimit te tyre), por ata kishin qene malazez, ku pasi i pranojnë në shtëpi gjëja si “mikpritës”, i lajmërojnë gjandarmërinë. Pas rrethimit ata nuk dorëzohen dhe si pasojë metën shumë shokë të tije të vrarë. Ai u plagos rënd në kraharor dhe dorë, mirëpo mbijetoi. Pasi e shërojnë në Spitalin e Sarajeves e dënojnë si dezertor nga ushtria me burg të përjetshëm. Pas rigjykimit si i ri qe ishte (pa i mbush 21 vjet) denimi i zvogelohet ne 20 vite burgim.Në burg vuan 4 vjet e 8 muaj. Si i ri dhe i zgjuar qe ishte ai fiton besimin e drejtorit te burgut, i cili ishte kroat dhe e cakton me deryre ne bibliotek te burgut. Gjatë qëndrimit në burg dhe si punetor ne biblioteke te burgut, ai e mëson shkrim- leximin. 4 vite e 8 muaj i kalon duke e mirembejt biblioteken dhe duke lexuar libra te llojllojshme. Njihte dhe lexonte disa gjuhë. Ishte njohes i shkelqyshem i historise dhe gjeografise se botes. Pas 4 vite e 8 muaj, Mbretit te Jugosllavise i lind djal dhe ai e bene amnestine e te burgosurve. Ata te cilet kishin denim deri 20 vite lirohen nga burgu. Menjihere pas kthimit ne Svirce ai caktohet nga fshataret si kogjobash (kryetar katuni). Kur Gjermania e bombardoi Beogradin me 06 Prill 1941 ai punonte si sekretar i komunes ne Hajnoc. Naten shkon ne komune i hap dosjet e rekruteve te disa fshatrave te Gollakut, si Svirce, Tygjec, Gmice, Zajqec e fshatra tjera dhe te gjitha dosjet i zhduk duke i ndezur. Keshtu qe komanda e ushtrise Jugosllave e Gjilanit kur vjen me ba mobilizimin e rekruteve nga keto fshatra nuk gjen asnji njeri. Gjate luftes se dyte ai rreshtohet ne radhet e Vullnetareve qe ruanin kufirin e Kosoves. Merr pjese ne mbledhjen e Qukes se Drazhnjes se bashku me Nue Perleshin ne themelimin e Ballit kombetar te Kosoves. Gjatë dimrit të vitit 1945 çetniku Vojo Kuliq nga Vrapca me qetën e tij i ngujojnë në shtëpinë e tije gruan dhe fëmijët për ta djegë për së gjalli, mirëpo fatmirësisht, pas hjekjes së një dritarje shpëtojnë, kurse të gjitha shtëpitë digjen dhe pasuria plaçkitet. Kishte mardhenje te ngushta me Mulla Idriz Gjilanin, te cilin e keshillon te arratiset jasht vendi sepse sipas tij qdo gje kishte marr fund dhe rezistenca ndaj komunizmit ishte e kote dhe skrifice e panevojshme per kohen. Por Mulla Idrizi nuk e ndegjon dhe bene luften e Gjilanit, me shpresen se fuqite perendimore do ti vinin ne ndihme kunder komunistave. Pas humbjes se Gjilanit shperndahen dhe prej odes se Mehmetit shkon ne Gjyryshec dhe qendron i fshehur disa vite. Pasi dikush e spiunon dhe prihet ne bese, zihet rob dhe digjet per se gjalli. Pas Luftës së II-të botërore punoi disa vjet Sekretar Komune ne Tygjec. Ne oden e vllaut te tij Zahirit hapet shkolla e pare shqipe ne ato ane deri sa ndertohet shkolla e re.Më vonë për bindje të tija politike atë e largojnë nga puna. Ishte njohës i mirë i rrethanave politike dhe dinte të bënte komente dhe analiza te politikes globale. Ai e parashikonte shkatrrimin e Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavise dhe me pikpershmeri e spjegonte se si ka me ardh deri kjo. Ne nuk besonim kurqysh qe dikush mundet me shkatrru Bashkimin Sovjetik dhe Jugosllavine. Ishte diqka e paimagjinuar ne ate kohe. Disa here mue personalisht me ka thene: Lufta ne Kosove ka me u nise dhe ne Kosove ka me perfunedue. E gjith bota ka me ardhe ketu dhe 20 vjet skan me mujt me ndreq. Më 1969 shpërngulet në Prishtinë. Ai lexonte shumë gazetat ditore, të Zagrebit, Beogradit dhe Prishtinës. Njihej edhe si veprimtar i pajtimit të gjaqeve dhe ngatërresave. Ai ka lënë një bibliotekë të pasur me libra në disa gjuhë, duke filluar nga viti 1930. Ndërrojë jetë më 03 dhjetor 1980 në Prishtinë.