Kush ishte Ferat T.Ademi?

 Kush ishte Ferat T.Ademi?

Ferat T. Ademi u lind, me 20. 02. 1922, në Muhoc. Shkollen fillore e kreu privatisht në vitin shkollor 1956-57 në vendlindje, mandej në Pejë e Prizren. Pa shkëputje nga puna, vijoi shkollën normale në Vrajë dhe e përfundoi ne Gjilan. Për herë të parë u emërua mësues në Ramabugë të Malësisë së Bujanocit në vitin 1954. Me pas, punoi në Suharnë, në kurball të Preshevës, në Dobrosin, Konçul e Lluçan-fshatra këto të Komunës së Bujanocit.

Vitet e fundit të profesionit të mësuesise i kaloi në Shkollën Fillore “Muharrem Kadriu në Ternoc. Në ketë shkollë punoi 13 vjet, pra deri në vitin 1982, kur edhe u pensionua.

Krahas punës së rregullt me nxënës, mësuesi në fjalë, angazhohej edhe në organizimin e kurseve me të rritur për të përvetësuar shkrimin dhe leximin fillestar, nga se në ato vite ishte numër i madh i atyre që nuk dinin shkrim e lexim. kudo që punoi mësuesi Ferat, ai kishte lënë përshtypje të mira në raporte me nxënës, prindër dhe kolegë me të cilët kishte punuar. Nxënësit e tij kanë arritur që të kryejnë shkolla të larta, fakultete, madje edhe të doktorojnë. Ish nxënësit (tani në pension), flisnin me respektin më të madh dhe evokonin përshtypjet më të mira që u kishte lënë mësuesi ne ciklin klasor shumë vite më parë, kur ata ishin ende të vegjel.

Mësuesi Ferat ishte prind i shtatë fëmijëve: pesë vajzave dhe dy djemve. Pas një sëmundjeje, vdes dhe varroset me 05. 11. 1994 në Bujanoc, duke lënë kujtimet me te mira te familjarët dhe ata qe i njohu dhe e njohën.

Të ngjajshme