Kush ishte Abdullah Tahiri?
Abdullah Tahiri është, lindur më 2 shtator të vitit 1956 në fshatin Malishevë, komuna e Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen, (gjimnazin) e mbaroi në Gjilan. Edhe si shkollar, Abdullahu ishte një njeri i rebeluar ndaj padrejtësive në jetë që bëheshin nga okupuesi serb. Sidomos, reagonte kur shihte popullin e tij kah vuante si gjarpri nën gur apo kur ai (populli) çdo ditë torturohej nga policia serbe. Këtë “gjendje të rëndë kohe, ai e përjetoi keq. Pas shkollimit të mesëm, ai morri rrugën e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Këtu regjistrohet në degën e bujqësisë, më
1977. Kur erdhi 11 marsi i vitit 1981, ai ishte ndër të parët në demonstratat të këtij viti historik në Prishtinë. Së bashku me shokët: Ali Lajçin, Bajram Kosumin, Xun Çetën, Gani Kocin, Hamdi Hajdinin e të tjerë, ai bëri përgatitjen e demonstratave e 26 marsit të këtij viti (1981). Së shpejti e burgosin më 9 muaj, por edhe pas daljes nga burgu, ai nuk e ndalë veprimtarinë e tij kombëtare. Mësojmë se, në burgun famëkeq të Dubravës i transferohet, më 30 prill 1999. Nuk i shpëtoi ikjes nga burgu dhe ai vritet mizorisht nga forcat e errta serbe më 19 e maj të vitit 1999.